tregime-islame
Letra që fiton
Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!
DUKE FALËNDERUAR ALLAHUN ZGJASIN BEGATITË (NIMETET)
Ademi jetonte në shtëpinë e tij të re, i lumtur dhe i kënaqur me djalin e tij Dritonin dhe gruan e tij të devotshme Fatimen. Ata para martesës, kishte jetuar disa vjet me qira në një dhomë të errët.
Sot, pas katër vjet martese, kishin sjellë në këtë botë dy binjakë, të cilët i kishin emëruar Luan dhe Vjollca, e dhuntia e Allahut kishte bërë që babai i tij të kishte një dyqan të vogël ku shiste dhe ndreqte këpucët. Gruaja e tij ishte edukuese dhe amvise e mirë dhe i përmbahej Fjalëve të Allahut xh.sh.: “…Nëse falënderoni, do t’jua shtoj të mirat…” (Ibrahim: 7)
LUMTURIA VJEN ME PUNË (HALLALL) E JO ME LOTO (HARAM)
Njeriu asnjëherë nuk di se çfarë sjellin ditët, kështu që Ademi filloi ngadalë të grumbullojë para dhe t’i kursejë ato. Çdo ditë zgjohej herët dhe bënte punën e vet.
Një ditë vëmendjen e tij e tërhoqi zëri i shitësi të lotarisë, i cili dinte t’i afronte njerëzit me fjalë tërheqëse: “Lotoja e madhe e këtij viti! Jeta është loto! Së shpejti do të jetë tërheqja e madhe – dyqind e pesëdhjetë mijë euro! O fatbardhë, fati po të buzëqesh për vetëm pesë euro!”
SHEJTANI ASNJËHERË NUK PUSHON
Ademi dinte shumë mirë si t’u largohej mendimeve – cytjeve të shejtanit kur i binin ndër-mend. Mirëpo këtë herë lakmia e bëri të vetën dhe ngadalë pa u vërejtur e zuri vendin e vet. Filloi të përsëriste: “Dyqind e pesëdhjetë mijë euro!!! Rast që nuk lëshohet. Duhet të paguaj vetëm pesë euro që dyert e fatit të hapen… Dorë, shko në xhep, nxirri pesë euro që dyert e fatit të tërat të hapen… Dorë, shko në xhep, nxirri pesë euro, ky është çelës i fatit.” I tha shitësit: “Ma jep një kombinim të lotos dhe më ndihmo Zot që ta fitoj shpërblimin kryesor!”
Duhet të kishte thënë: “O Shejtan,” në vend që të përmendte emrin e Allahut xh.sh. Allahu nuk urdhëron që të veprohet punë e keqe dhe e padrejtë. Ai ndalon që të veprohet punë e keqe dhe e padrejtë. Ai ndalon që të marrim atë që të tjerët e kanë fituar me djersë dhe mund, e kurrë
nëse fitohet me padrejtësi, me kumar dhe pa mund.
E MIRA U TAKON TË MIRËVE
Ademi kishte harruar se e mira vjen vetëm nëpërmjet një dere. Allahu pranon vetëm atë që është e mirë. Ademi kishte blerë kombinimin me numër 456789. Shejtani ia përziente trurin se fati fillon me numrin katër dhe numrat që pasojnë pas saj… “O fati im, bëhu në vendin më të mirë për mua në kutinë e biletave… Do ta fitoj, do ta fitoj shpërblimin e parë për vetëm disa të holla, për vetëm pesë euro! Qëllimi im është i mirë. Allahu do t’i përgjigjet lutjes sime. O Zot, mos bë që të tjerët të fitojnë… Gjërat e ëmbla, pallatet dhe çdo gjë e mirë le të jenë vetëm për mua! O Zot! Ti do të më përgjigjesh dhe do të ma mundësosh këtë gjë mua!”
HALLALLI DHE HARAMI JANË TË NJOHURA
- O Zot, nuk kam folur për këtë gjë para gruas sime, Fatimes. Ajo është grua e drejtë dhe e devotshme. Vetëm hallallin e pranon. Nuk beson në loto dhe nuk dëshiron të dëgjojë për lojërat e fatit. Këtë ajo e quan bixhoz, e ndonjëherë mall-kim, mirëpo këtë herë pa dyshim se do të jetë befasi. Numri i kombinimit është i pabesueshëm, përbëhet nga numrat e njëpasnjëshëm.
Papritmas në dyqan hyri fqinji, Murati, pasi Ademi ia kishte tërhequr vëmendjen e tij, duke puthur kombinimin e lotos, i tha: - Ç’ke o njeri që e puth atë?! O Adem, kjo është haram… Ky veprim është haram, edhe nëse nga fitimi ndërton xhami dhe shkolla, apo u ndihmon atyre që kanë shumë nevojë për ndihmë!
I MIRI NUK PRANON PËRVEÇSE TË MIRËN
Ademi iu përgjigj në mënyrë nënçmuese dhe me cinizëm: “Unë këtë e di dhe ti do të më thuash: “Allahu është i Mirë dhe pranon vetëm atë që është e mirë… E unë çfarë kam bërë?! Unë nuk kam vrarë askë. Nuk kam vjedhur!!! Një plus një bëjnë dy, e euro është euro… Ky është parim njerëzor, o Murat! Unë do të pendohem tek Allahu. Do të shkoj në haxh! Do të jem si fëmijë i pasherr, siç thoni ju, i devotshëm!”
Murati e lëshoi dyqanin ende pa e përfunduar bisedën, ndërsa Ademi mbeti i vetmuar në ëndrrat e veta duke vallëzuar dhe duke e pritur momentin e tërheqjes.
Jo shumë pas kësaj, kuptoi se kombinimi i tij i lotarisë me numrin 456789, kishte fituar shpërblimin e parë!
ZILIQAR… EDHE NË HARAM
Zemra e Ademit lundroi në detin e ëndrrave. Të gjithë e ulnin kokën, vetëm ai e mbante të ngritur. Të gjitha letrat e fatit u fundosën, përveç letrës së shitësit të këpucëve. Ajo shëndriste si Diell mbi kokat e të gjithë tjerëve. Shëndritja e saj nuk krahasohet me shëndritjen e yjeve. “Sa i ëmbël që je, o fat… 250000 euro të gatshme, këto do t’i fitoj tani. Po shkoj t’i marr, largohuni nga rruga.”
Sytë e të gjithëve e shikonin me zili, sikur i thoshin: “Bota është jotja, Adem! Do t’i kesh të gjitha, do të bësh çfarë të duash. Do të banosh në shtëpinë më të bukur! Do të kesh një dyqan këpucësh. Askush s’është si ti!”
PASURIA VERBON
Ademi nxitoi kokëlartë, me buzëqeshje të madhe në fytyrë, deri tek arka duke bërtitur: “Unë, unë e kam fituar shpërblimin e parë, m’i jepni paratë e mia! Jam duke fluturuar nga gëzimi … bota është imja! Gazetarë, më fotografoni! Fotografia ime le të jetë në faqet e para të gazetave tuaja… Unë jam Ademi! Jam bërë budalla pas parave!!! Unë!!! Unë!!!”
Vërtet ishte si budalla, budalla i pashoq… fitues në fat dhe budallallëk. Vazhdoi të bërtiste
pa marrë parasysh asgjë tjetër, veç paratë.
PUNË TË SHEJTANIT
Se sa ishte mërzitur Fatimja, as mos pyetni, kur kishte lexuar se çfarë shkruante nën fotografinë e burrit të saj në gazeta: “Shitësi i thjeshtë i këpucëve fiton shpërblimin e parë në tërheqjen e lotos!!!” E paramendonte fotografinë e tij në Ditën e Gjykimit. Ajo është dita kur njeriut nuk i ndihmon as pasuria, as fëmijët, por vetëm punët e tij të mira.
Tani Ademi rrinte në mes të shtëpisë, pranë parave. Njëherë i prekte e pastaj i numëronte ose i puthte. “Do të udhëtoj, do të tregtoj, do të blej shumë letra të fatit. Do të kem pallate… mëndafsh… rroba të bukura… shtrate të rehatshme…”
NJERËZVE U JANË ZBUKURUAR EPSHET
Ende pa kaluar ajo ditë, Ademi kishte shitur çdo gjë nga dyqani i vet, madje edhe vetë dyqanin. Kërkoi nga fqinji i vet, Murati, që t’ia kthejë borxhin. U kthye në shtëpi i gëzuar, me një pasuri të madhe të cilën e kishte fituar pa mund dhe pa djersë. Gruaja e tij qante për shkak të sjelljeve dhe fjalëve të tij qesharake: - Të gjithë fqinjtë do të na kenë zili. Do të kemi vetëm gjëra të reja! Lumturia është jona! Eja, të vallëzojmë rreth parave! Hajde, eja!
TË USHQYERIT ME HARAM ËSHTË HARAM
U ndal kur pa lotët në faqet e bashkëshortes… Qeshi si budalla dhe i tha: - A nuk ëndërroje për udhëtimin në det… për shkuarje në vendet më të bukura? Gëzohu së bashku me mua dhe përgatitu për rrugë – ta shëtisim tërë botën, ta shijojmë fatin dhe ta ndiejmë tërë këtë pasuri… S’ka Zot tjetër veç Allahut! Çdo gjë në kohën e vet ka shijen dhe bukurinë e vet.
Pastaj Fatimja tha: - Si të gëzohem me paratë e marra nga goja e të tjerëve. Këto para për mua janë haram, dhe çdo kafshatë nga këto para më çon në xhehenem. Shko vetëm deri në fund të botës dhe largoji këto para nga shtëpia. Allahu do të na ndihmojë, ndërsa harami assesi nuk do të na bashkojë.
DIKUSH KA IMAGJINATË BUDALLAI
Fatimja nuk deshi të përshëndetet më të kur ai mori diçka prej të hollave, ndërsa pjesën më të madhe e la. Shkoi me kokë lart në drejtim të stacionit të autobusëve. Të gjithë e shikonin me zili, sikur donin t’i thoshin: “Ne jemi shërbëtorët e tu, ti vetëm urdhëro…” Realiteti ishte shumë i ngjashëm me ëndrrën… Mbret pa mbretëri! Para hyrjes në autobus buzëqeshi në mënyrë të ëmbël, sikur dëshironte të përshëndetej me ëndrrat e tij…
Mirëpo, ç’kishte Murati? Ai po shpejtonte me moto-çikletë për në stacionin e autobusëve. Nga balli i pikonin djersët dhe bërtiste nga larg: - Adem, zbrit nga autobusi, mos udhëto!
ALLAHU ISHTE ME TË
Ademi zbriti me të shpejtë nga autobusi dhe gati i ra të fikët kur dëgjoi se çfarë i tha Murati: - Eja në shtëpi, shpëto gruan dhe fëmijët e tu! Një prishje në rrjetin elektrik ka shkaktuar zjarr në shtëpinë tënde! Gruaja mezi i ka shpëtuar fëmijët nga zjarri që shumë shpejt e dogji shtëpinë. Ulu në motoçikletë dhe të shkojmë te ndihma e shpejtë!
Ademi ndjeu sikur po i binin në kokë me çekiçë të hekurt.
Kështu, fituesi i shpërblimit të parë, u bë i pari në fatkeqësi.
MOS E HUMBNI SHPRESËN NË MËSHIRËN E ALLAHUT
Të hollat u dogjën, dyqani u shit… E edhe shejtani e kishte lëshuar. Dhe sikur i thoshte: “Mos më mallko mua, por veten!”
Në një moment ëndrrat i shkuan. E humbi vetëdijen. Kur hapi sytë, pa Muratin duke ia fshirë ballin nga lotët.
- Mos u mërzit, o Adem! Caktimin e Allahut askush nuk mund ta ndryshojë! Falënderimi i takon Atij, për çdo rast. Gruaja dhe fëmijët do të shërohen, e Allahu i pranon pendimet e robërve të tij. Kthehu tek Ai! Ai i fal mëkatet!
Ademi e shtrëngoi dorën e fqinjit të vet dhe duke qarë tha me sytë e drejtuar nga qielli: “I falënderuar qofsh, o Zot! S’ka zot tjetër që meriton adhurimin veç Teje! E unë vërtet kam bërë gabim ndaj vetes sime!” (Enbija, 87)
MËSIMET E TREGIMIT
1. Ndodh ndonjëherë që varfëria të jetë e mirë për muslimanin, se pasuria shpeshherë e prish njeriun.
2. Shejtani asnjëherë nuk ndalet, prandaj edhe ne nuk duhet të rreshtim së kërkuari mbrojtjen e Allahut xh.sh.
3. Shejtani i nxit njerëzit të mendojnë se lumturia është në fitimin e haramit, e në të vërtetë është e kundërta. Lumturia nuk është në pasuri, por në devotshmëri.
4. Muslimani duhet të këshillohet me njerëz të mirë dhe të ditur kur dëshiron të bëjë diçka, por dyshon a është e lejuar (hallall) apo e ndaluar (haram).
5. Fqinji duhet këshilluar dhe udhëzuar në punë të mira, kur e sheh se punon gjëra të ndaluara.
6. Muslimani nuk duhet të gëzohet kur dikush nga familja e tij ka fituar diçka në mënyrë të palejuar, mirëpo duhet të mërzitet, siç u mërzit Fatimja kur Ademi fitoi në loto.
7. Kur muslimani fiton ndonjë pasuri, nuk duhet të sillet me mendjemadhësi, siç bëri Ademi.
8. Nëse te muslimani mëkatar gjendet ndonjë pasuri e fituar në mënyrë të palejuar, nuk i lejohet që ushqehet nga ajo pasuri të.
9. Atij që e fiton pasurinë e vet në mënyrë të palejuar, Allahu xh.sh. ia largon bereqetin nga ajo pasuri ose pasuria hallall zhduket së bashku me atë haram, siç ishte rasti me zjarrin në shtëpinë e Ademit.
10. Muslimani duhet të pendohet tek Allahu xh.sh. për mëkatet e bëra dhe të nxjerrë mësim nga fatkeqësia që e godet.