tregime-islame
Historia e Hudit A.S
Banesat e popullit te Adit ndodheshin ne token e quajtur Ahkaf,qe ndodhet ne Jemen dhe domethenia eshte:rere e dendur,ku sot verejm se shume nga banesat e popullit te Adit jane ne shkretetira,ne vende ku nuk ka asgje pervec reres se nxehte e perveluese.Populli i Hudit ishte popull me shtat te larte dhe te forte,tokat e tyre ishin pjellore e te mbushura me begati,por ata shquheshin si popull i eger dhe grabitqar,qe shkaktonte deme e shkaterrime.Persa i perket adhurimit,ata adhuronin idhuj dhe gjera te tjera te pavlera,sikurse populli i Nuhit.Thuhet se ata moren nje idhull dhe e bene Zotin e madh te tyre duke e quajtur”El-Hetar”.Ishte ky shkaku,qe Allahu e dergoi Hudin,qe ti rikthente ata ne besimin e nje Zoti te vetem,Allahut.
HUDI DHE POPULLI I TIJ
Hudi e thirri popullin e tij ne adhurimin e nje Zoti,ashtu sikurse e beri edhe profeti Nuh.Se pari ai filloi ti njihte njerezite me miresite qe Allahu iu kishte dhuruar dhe u tha:”Ju ndertoni ne cdo koder ndertesa me shpenzime te panevojshme,sikur do te rroni pergjithmone.Kur rrembeni,rrembeni mizorisht.Prandaj kijeni frike Allahun e me degjoni mua!Kijeni frike ate qe ju paisi me te gjitha miresite,ato qe ju i dini vete,sic jane femijet,begatite,kopshtet e burimet e ujit etj.Une kam frike vertet se ju do te denoheni ne nje dite te madhe”.
Me pas Hudi u kujtoi atyre se si Allahu i dha trupa te medhenj e te shendetshem dhe u dhuroi token pas popullit te Nuhit.Gjithashtu ai i keshilloi ta kujtonin gjithmone Allahun,i cili krijoi dhe i begatoi me miresite e Tij.
Ne kete menyre,ata ishin te detyruar adhurimin vetem Zotit te vertet,Allahut por me kot,ata e pegenjeshtruan dhe refuzuan te punojne sipas keshillave te tij.Nuk mjaftuan me kaq,por e akuzuan Hudin per mendjelehtesi dhe i thane:”Ne po shohim se ti je mendjelehte dhe te konsiderojme genjeshtare!”.
Por,Hudi iu pergjigj:”O populli im,une nuk jam mendjelehte,por jam i derguar prej Zotit te botrave.Jam i derguar,qe t’ju komunikoj shpalljet e Zotit tim dhe te jem keshillues besnik per ju”.
Por ata e akuzuan se ishte i cmendur dhe i thane:”Ne themi se dikush prej zotave tane te ka goditur dhe te ka cmendur”.Ndersa Hudi iu pergjegj me keto fjale:”Une kam deshmitare Allahun,por ju deshmoni se une jam larg nga idhujtaria juaj”.
Kur pa se populli i vet po e mohonte, u tha:”Une kam frike vertet se,ju do te denoheni nje dite te madhe”Me pas i lajmeroi,se nese vazhdonin ne kete rruge,Allahu do tju dergoj nje denim te madh,por ata thane:”Nese je i sigurt,na e sill qysh tani denimin,me te cilin po na kercenon”.
DENIMI I POPULLIT TE HUDIT
Kur degjoi keto fjale,Hudi iu pergjegj:”Vetem Allahu e di se kur do tju vije denimi,ndersa une vetem po ju tregoje ate c’me ka thene Ai.Por po shoh se ju jeni popull injorant!”.Pas kesaj,Allahu ua nderpreu shiun dhe ujin.Kjo gjendje vazhdoi afersisht 3 vjet te njepasnjeshem,derisa ata u rraskapiten nga etja e madhe.Pastaj filluan te endeshin ne cdo vend per te kekuar uje,por perpjeket e tyre ishin pa rezultat.Ne ato momente,Hudi i kujtoi ata edhe nje here se askush nuk do ti shpetoj denimit,nese nuk besojne ne nje Zot dhe nuk e braktisin adhurimin e idhujve.Por per cudi, edhe ky denim nuk i bindi ata,perkundrazi ua shtoi kokefortesin dhe ligesine.Shpirteligesia ua verboi mendjet e zemrat dhe i mbushi me mosbesim ndaj thirrjes se Hudit.

Ata vazhduan keshtu,derisa Allahu dergoi kunder tyre nje ere te fuqishme per shtate net e tete dite rresht,e cila ia shkaterroi dhe ua beri trupat si te ishin tungje te zgavruara palmash.Thuhet se,kur ata e pane eren e fuqishme,filluan te hynin ne shtepite e tyre dhe ti mbyellnin dyert e dritaret,por era i hapte duke permbysur gjdo gje.Ata mbeten te fundosur shtate nete e tete dite poshte reres.Me pas Allahu ua mori shpirtat dhe era i hodhi ata ne det.Ndersa Hudi,bashke me ata qe besuan u futen ne nje banese dhe nuk i preku era,pra nuk i preki denimi i Zotit.