tregime-islame
Arka e Botës
Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!
Kështu e kanë quajtur: “Arka e botës.”
Rrëfente tregime në fotografi për jetën dhe ndodhitë në botë dhe nga historia. Të gjithë fëmi-jët me padurim e pritnin ardhjen e saj në lagjen e tyre.
Sikur të kisha pasur mundësi ta shihja! Thonë se kjo është kino lëvizëse. Se në ekranin e tij mund të shihen pamjet më të bukura dhe mësimet më të çmueshme. Më ishte ngulitur në zemër si çudia më e parëndomtë e asaj kohe.
Mirëpo, për fat të keq, në qytet nuk ka asgjë të ngjashme me të. Kjo ishte diçka e veçantë. Për këtë shkak pronari i saj, xhaxhi Bajrami e kishte caktuar ditën kur çdo qenie e gjallë mund ta shikonte atë.
Kishin kaluar gjashtë ditë, kishte ardhur edhe dita e shtatë, e pronari i arkës së çuditshme ende nuk ishte kthyer.
ÇDO PRITJE KA FUND
Në fund erdhi momenti i lehtësimit. Sa na kishte gëzuar kthimi i tij, pas pritjes së gjatë! E dëgjuam zërin e borisë së xhaxhi Bajramit dhe menjëherë brofëm drejt atij zëri.
Eh, sa e madhe që është “Arka e botës” – si një bjeshkë! E atë e mban një njeri i madh, në gojën e të cilit gjendet një bori e verdhë e bakrit, që i bie dhe lajmëron ardhjen e tij. Fëmijët duartrokisnin dhe bërtitnin nga gëzimi, duke rropatur me këmbë mbi tokë, duke e përshëndetur mbar-tësin dhe atë që mban.
Mënyra se si ata e tregonin mikpritjen e tyre tregonte gëzimin e tyre të papërshkruar se e shihnin atë. Kjo përsëritet në çdo vendbanim ku kalonte ai. Ky është çasti i papërshkruar i gëzimit dhe i festimit.
ÇDO GJË E KA ÇMIMIN E VET
Gëzimi kishte kapluar sheshin “Minatori”. Lajmi përhapej nëpër të gjitha rrugët, hynte nëpër çdo shtëpi dhe çdo vesh. Të gjithë fëmijët, moshatarë të mi, ishin mbledhur në vendin e ngjarjes, pas vrapimit të furishëm se kush do të arrinte më shpejt nga shtëpia e tij. Çdo njëri duke i ngritur duart dëshironte të marrte një nga katër karriget e vetme të xhaxhi Bajramit.
I falënderuar qoftë Allahu që xhaxhi Bajrami më mëshiroi mua dhe e kuptoi se, nga të gjithë, unë kisha më së shumti dëshirë për t’i njohur marifetet e “Arkës së botës”. Filloi t’i mblidhte të hollat duke thënë: “Fëmijë, paguani para shfaqjes!” E ne e ngutnim që sa më parë ta lëshonte arkën e vet për të na treguar magjitë e veta.
NJOHËS I MIRË I ZANATIT TË VET
Duke lajmëruar fillimin e shfaqjes me bori, xhaxhi Bajrami tha: “Vini re! Juve që Allahu ju ka dhuruar shëndet dhe shqisa, për të dëgjuar dhe për të parë atë që është e dobishme, shikoni nëpër dritaret e vogla në arkë. Zoti jua ruajtë shikimin dhe jua mundësoftë që ta kuptoni qëllimin e asaj që do t’ju shfaqet!
Fëmijë, para jush janë tri mësime, secila në dhjetë fotografi. Mos e humbni ndonjërën, se nuk do ta kuptoni porosinë. Jeta pa porosi është e padobishme. Mësimet janë në formë tregimesh. Shikojini ato dhe dëgjojini me kujdes, duke mos e kthyer vëmendjen në asgjë tjetër.”
MOS BESO NË ÇDO GJË QË TË THUHET
Në një mënyrë të bukur, xhaxhi Bajrami na shtiu në tregimin e parë të ilustruar:
Shikoni fëmijë tregimin e parë! Ai e ka porosinë e vet. Është për një gjuetar mendjelehtë. Ai ishte nisur për të gjuajtur me rrjetën e tij dallën-dyshe të trasha dhe të bukura. Shkonte prej një fushe në tjetrën, prej një mali në tjetrin, duke i vëzhguar drunjtë një nga një, duke ndjekur një dallëndyshe që ishte ndalur pranë një përrocke.
Gjuetari nuk e kishte lehtë të kalonte prej një vendi në tjetrin. Në fund, kur u lodh, u ul në një mal të vogël duke pritur gjahun e tij të pasur.
U lodh nga pritja e gjatë, ndaj u mbështet në një lis, duke vendosur në të rrjetën ku ishte ushqimi tërheqës për zogj.
Papritmas rrjeta u lëkund: kishte kapur një zog. U gëzua gjuetari dhe vrapoi te rrjeta duke menduar se si po e priste një darkë e shijshme.
Gati fluturoi nga gëzimi! Sa i bukur dhe i madh ishte ky zog! Me kujdes e liroi atë nga rrjeta dhe e kapi me dorë, i mahnitur me pamjen e tij.
Atëherë gjuetari iu drejtua dallëndyshes me një buzëqeshje fitimtari: - Mirësevjen dallëndyshja ime e bukur! Sa kohë të gjatë të kam pritur!
Zogu nga frika filloi të qajë dhe i tha: “Më lëshoni, zotëri gjuetar. Nuk keni kurrfarë dobie nga unë, sepse nuk do t’ua heq dot urinë. Ju lutem, më lëshoni!”
Në mënyrë ngacmuese gjuetari iu përgjigj: - I kam thirrur shokët e mi tek unë për një darkë të madhe! Si mund ta mendoj këtë pa mishin tënd të lezetshëm!?
Zogu heshti pak e pastaj tha: - Më lëshoni, gjuetar, unë do t’u tregoj ku gjendet thesari më i madh në tokë!!!
Kur gjuetari dëgjoi për thesarin, lakmia e madhe ia mori mendtë dhe e lëshoi zogun.
Zogu buzëqeshi, fishkëlleu sa më bukur që mundej dhe kërceu prej gëzimi duke thënë: - A më besove, o mendjelehtë, se unë vërtet e di se ku gjendet thesari? Sidoqoftë, mos u mërzit. Unë do t’i lajmëroj të gjithë zogjtë që të largohen nga ky mal i vogël, e këshilla ime për ty është: “Mos beso në çdo gjë që të thuhet! Ky është ai thesar!”
Dhe zogu fluturoi duke e lënë gjuetarin e mashtruar.
LARGOJE ZHGËNJIMIN NGA VETJA JOTE
Tregimi i dytë, fëmijët e mi, është tregimi për humbjen e një udhëheqësi ushtarak. Shikoni me kujdes, ajo do t’ju japë një mësim të paharrueshëm dhe të dobishëm.
Kishte filluar lufta ndërmjet dy mbretërive fqi-nje.
Udhëheqësi i një ushtrie kishte thirrur në dyluftim udhëheqësin e ushtrisë së dytë. Pas lufti-mit të rëndë, e mundi atë, e zuri rob dhe e lidhi me pranga dhe zinxhirë, e pastaj e dërgoi në burg.
Ushtria e kryeushtarakut që kishte humbur dyluftimin u shpërnda e ushtarët ikën nëpër shkretëtirë, duke u frikësuar se armiku do t’i zinte, do t’i robëronte dhe do t’i burgoste.
Ndodhi diçka e papritur! Kryeushtaraku i mundur arriti të ikë nga burgu dhe kur arriti tek një burim në mes të shkretëtirës, u ul që të pusho-nte.
Filloi të mendonte për disfatën e vet të turpshme dhe për ndonjë mënyrë që do ta nxirrte nga ajo situatë e rëndë.
Në atë çast vëmendjen e tij e tërhoqi një milingonë e vogël që kalonte pranë tij duke mbajtur një karkalec të madh, dhjetë herë më të madh me trup dhe peshë… Por, milingona ishte e vendosur në punën e vet.
Papritmas, milingona së bashku me karkalecin ra në një gropë. U mundua të dilte së bashku me trofeun e vet. Karkaleci u mundua të lirohej disa herë nga kthetrat e milingonës, por ajo vazhdi-misht e kapte dhe përpiqej të dilte nga gropa, derisa më në fund kjo gjë i shkoi për dore. Dhe ashtu, krenare, së bashku me trofeun, milingona vazhdoi rrugën e vet.
Kjo dëshirë e flaktë dhe ky durim i melingonës lanë mbresa të thella tek udhëheqësi i mundur. Si e kreu me suksesë detyrën e vet milingona pa e humbur shpresën?
Qante për gabimin e vet; ishte penduar se nuk ishte më i zellshëm dhe më me zemër. Filloi të mendojë se si ta thërrasë kundërshtarin në dyluf-tim.
E mblodhi tërë fuqinë dhe vendosmërinë e vet dhe u kthye vetë te kundërshtari dhe përsëri e kërkoi në dyluftim. Pas një lufte të paparë dhe të mundimshme, kundërshtari i tij ra i vdekur në tokë!
Kështu, udhëheqësi ynë ushtarak fitoi dhe u kthye krenar në mbretërinë e vet. Dhë kështu, një milingonë me zellin e pandërprerë ndikoi që ky ushtarak të nxjerrë një mësim të dobishëm.
PËRDORE MENDJEN
I fundit, të nderuar fëmijë, është tregimi për të verbrin dhe fenerin.
1. Fotografia e parë, që do të shihni, tregon një të verbër, i cili në njërën dorë mban qypin e në tjetrën fenerin. Ai del natën nga shtëpia e vet dhe shkon deri te sheshi i madh me pus, ku mblid-hen njerëzit për të mbushur enët e veta me ujë.
2. I verbri, ngadalë, duke mbajtur një fener mbërriti te bunari dhe, kur i erdhi radha, e mbu-shi qypin e vet me ujë dhe u nis për në shtëpi.
3. Gjatë rrugës për në shtëpi takoi një njeri, i cili u habit se çfarë i duhet të verbrit feneri që bën dritë!
4. Mendonte me zë: “Për çfarë i duhet të verbrit feneri, çfarë fiton ai prej kësaj?”
5. E dëgjoi i verbri. Kur iu afrua ai njeri, e pyeti me zë: “Çfarë të duhet feneri?”
6. I verbri buzëqeshi dhe i tha: “Sikur veç pak të mendoje, nuk do të më pyetje për këtë! A nuk e sheh se është natë dhe se është errësirë kudo rreth nesh?”
7. Njeriu e lëviz kokën dhe thotë: “Ashtu është, por ti çfarë dobie ke nga feneri kur je i verbër?”
8.I verbri tha: “Hej, njeri me sy, e mbaj fenerin që ti të më shohësh! Sikur të mos e mbaja,
dikush prej kalimtarëve do të mund të përplasej me mua nga shkaku i errësirës.”
9.Kur e mbaj fenerin të ndriçuar ndri-çoj çdo gjë përreth vete, në mënyrë që të mos ndeshem me dikë dhe kështu e ruaj enën time të mos thyhet. A nuk është ashtu, vëlla?”
10. Njeriu e uli kokën nga kjo situatë e pakëndshme: “Të falëminderit plak për këshillën dhe urtësinë tënde! Mos më gjyko! Unë jam i paditur dhe i verbër, edhe pse shoh, e jo ti. Ti je i mençur, edhe pse nuk sheh! Pranoje ndjesën time! Sikur të kisha menduar mirë dhe drejt, nuk do ta kisha bërë një pyetje të tillë!”
Sa mirë do të ishte sikur njeriu t’i shfrytëzonte të gjitha begatitë që i ka dhënë Allahu, në mënyrë që të mos turpërohet, të mos pendohet dhe të mos bëhet injorant.
DHE E NDJEKIM ME TË MIRËN
Xhaxha Bajrami i ra borisë dhe e lajmëroi fundin e shfaqjes duke thënë: - Fëmijë të dashur, për një shumë të vogël të hollash ju shikuat tre-gimet e dobishme nga arka e botës. Tregimi i parë flet për pasojat e marrisë, e dyta për frytet e durimit dhe qëndrueshmërisë, e treta për dobinë e përdorimit të mendjes.
Mbajeni mend këtë, të dashur fëmijë dhe luteni Allahun që t’ju mësojë që t’i këshilloni të tjerët drejtësisht, ndaj luteni Atë që të gjithë të jeni të dëgjueshëm dhe të ndjekim atë që është e drejtë.
MËSIMI I TREGIMIT
1. Mos beso çdo gjë që të thuhet!
2. Bëhu i durueshëm dhe këmbëngulës deri në fitore!
3. Gjithnjë përdore mendjen tënde!
PËR JU, TË DASHUR FËMIJË
Në shenjë të kujtimeve të mia nga ditët e fëmijërisë sime, e kam larguar pluhurin nga këto gjashtë tregime që t’i shpëtoj nga harresa, që ndoshta së bashku të gjejmë në to diçka të dobishme dhe të mirë.
Vëllai juaj, Muhammed M. Selimeh