tregime-islame
Befasia
FËMIJËRIA E IBRAHIMIT
Ishte një fëmijë i zgjuar dhe i gjallë. Mirëpo, nuk kishte mundësi për t’u shkolluar. Babai i vdiq kur ishte tre vjeç. Rronte një jetë të mjerueshme. E ushqente nëna e vet, e cila edhe kujdesej për të. Punonte në shtëpi, duke tjerrë lesh, të cilin pastaj do ta shiste në treg, në mënyrë që të kishte mundësi që nga disa dërhem të fituar të blente ushqim për vete dhe Ibrahimin. E gjora nënë, nuk e dinte rëndësinë e diturisë, se nuk ishte grua e ditur. E tërë vëmendja e saj ishte përqendruar në atë që të tjerrë sa më shumë lesh, që të mund të fitonte para për rroba dhe ushqim për vete dhe djalin e saj, Ibrahimin. Ndonjëherë i shikonte fëmijët e fqinjëve si shko-nin në shkollë që të mësonin shkrim dhe lexim. Por, as nuk e kishte menduar që ta dërgonte djalin e saj në shkollë për të mësuar diçka. Ibrahimi rritej dhe kishte mbushur gjashtë vjeç. Nevojat e shtëpisë rriteshin dhe me to edhe nevojat e Ibrahimit. I duheshin më tepër veshmbathje, rroba dhe ushqim. Prandaj nëna i tha: “Ibrahim, si mendon të punësohesh në mënyrë që të fitosh diçka?” Ibrahimi nuk e kundërshtoi nënën e vet, se ishte shumë besnik dhe i dëgjueshëm. I tha asaj: “Si të thuash nënë!”
Të nesërmen shkuan te një tregtar dhe nëna kërkoi nga ai duke e lutur që ta punësojë djalin e saj si ndihmës. Tregtari pranoi me kusht që Ibrahimi të jetë punëtor i zellshëm dhe i sinqertë. Ajo iu përgjigj: “Djali im është rritur në duart e mia, i edukuar me dashuri ndaj punës dhe respektit!” Tregtari i besoi, kështu që ia dha Ibrahimit çelës-at e dyqanit të tij të madh dhe kërkoi nga ai që çdo ditë të vijë herët në mëngjes e ta pastrojë dyqanin dhe ta renditë mallin.
Ibrahimi e pranoi me gëzim punën dhe punon-te pa u lodhur. Për fat të keq, tregtari ishte shumë koprrac dhe çdo javë Ibrahimit i jepte vetëm nga një dërhem. Një dërhem nuk ishte i mjaftueshëm për ushqimin, pijen dhe rrobat e Ibrahimit. Për këtë arsye Ibrahimi iu ankua nënës së tij për koprracinë e tregtarit. Nëna i tha se duhet të ketë durim gjersa ta mësojë zanatin e pastaj tregtari do t’ia rrisë pagën.
Kishte kaluar një vit, ndërsa tregtari Ibrahimit i jepte ende mëditjen e njëjtë – një dërhem në javë. Ibrahimi kishte vendosur ta lëshojë atë tregtar dhe të kërkojë punë tjetër. Askush nuk dëshironte ta pranonte, se tregtari kishte kërcën-uar tregtarët e tjerë duke u thënë: “Ibrahimi është argati im! Kush e pranon në punë, do ta ndërprej bashkëpunimin me të dhe asnjëherë s’do të flas me të!”
Tregtarët ishin frikësuar nga ky kërcënim, prandaj refuzonin që ta punësonin Ibrahimin. Kështu që Ibrahimi kishte ngelur pa punë dhe rrinte në shtëpi i mërzitur dhe plot brenga.
MËSIMET NË XHAMI
Ibrahimi e kishte shprehi të shkonte në xhami për të falur namazin. Para xhamisë, çdo ditë pas namazit të drekës, mbaheshin ligjëratat. Ibrahimi pas namazit e dëgjonte me vëmendje ligjëratën e dijetarit dhe përpinte çdo fjalë të tij në lidhje me respektin ndaj prindërve, dashurinë ndaj punës dhe dëshirës së çdo njeriu për të fituar bukën e vet. Allahu xh.sh. i ka urdhëruar robërit e Tij që të punojnë dhe të fitojnë për të jetuar, e jo të rrinë pa punë.
Një ditë, ndërsa po dilte nga xhamia, Ibrahimi filloi të mendonte për mësimet që jepte dijetari në lidhje me punën dhe fitimin, ndaj e pyeti veten: “Unë po rri si dembel, e si mund të kem diçka nëse nuk fitoj? Më duhet të punoj! U mundova të gjeja punë, mirëpo tregtarët më refuzonin sa herë që kërkoja punë prej tyre.” Pastaj në mendime u kthye nga ligjërata e dijetarit dhe mendoi se nuk është duke u munduar sa duhet. Mendonte se duhet të shkonte në ndonjë qytet tjetër, kur në qytetin e tij të gjitha dyert i kishte të mbyllura. Bisedoi me nënën e vet dhe ia tregoi asaj vendosmërinë e tij për të shkuar në ndonjë qytet tjetër për të kërkuar punë. Mirëpo, nëna e tij kishte frikë për të, se ende ishte i vogël. Ibrahimi e bindi se është i aftë të punojë jashtë qytetit të tij dhe se nuk ka nevojë të mërzitet për të. Nëna e tij assesi nuk vendoste që ta lejonte atë ta lëshojë qytetin. Si të ndahej nga ai? Mirëpo, kur iu kujtua se si u sollën tregtarët ndaj Ibrahimit në mënyrë të padrejtë dhe si refuzuan që ta punësonin atë, në fund u desh të pranonte që djali i saj të shkojë në ndonjë qytet tjetër për të punuar.
KËRKIMI I PUNËS NË NJË QYTET TJETËR
Ibrahimi caktoi ditën e udhëtimit dhe e luti nënën që t’i përgatiste ushqim për rrugë, për disa ditë. Kur erdhi momenti i nisjes, mori ushqimin për rrugë, i kërkoi nënës që t’ia bënte hallall dhe ta luste Allahun xh.sh. për të. E lëshoi qytetin e vet dhe shkoi në drejtim të panjohur.
Udhëtoi tërë ditën, aty-këtu pushonte nga pak nën hijen e lisave, hante dhe falte namaz dhe i lutej Allahut xh.sh. që t’a ndihmonte në realizimin e qëllimit të vet. Kthehej nëpër fshatra dhe kërkonte punë, mirëpo, për fat të keq, nuk gjente asgjë, kështu që detyrohej të shkonte më tutje. Kaluan tri ditë. Ibrahimi e harxhoi tërë ushqimin e vet dhe e kishte humbur shpresën se do të gjente punë, ndaj ishte i dëshpëruar. Shpesh i binte ndërmend ajo që kishte dëgjuar nga dijetari në xhami,
se duhet të jetë i vendosur dhe të vazhdojë të kërkojë punë. Kur e kishte zënë gjumi nën hijen e një lisi, pasi ishte i raskapitur nga rrugëtimi i gja-të dhe mungesa e ushqimit, erdhi një njeri me disa dele dhe vendosi që edhe ai të pushojë nën hijen e atij lisi të madh. E vërejti Ibrahimin duke fjetur, u ul pranë tij dhe nxori pak ushqim për të ngrënë. Ibrahimi u zgjua i frikësuar nga blegërima e dhenve. Mirëpo njeriu i dha selam me butësi. në mënyrë që ta qetësonte. Ibrahimi u qetësua, dhe njeriu e thirri që të hajë së bashku me të. Ibrahi-mi ishte i uritur, kështu që i erdhi mirë. Bariu pas kësaj u ngrit të mjelë delet dhe i dha Ibrahimit qumësht, e ky e falënderoi ngrohtësisht për të gjitha këto. Njeriu e pyeti Ibrahimin se nga po shkonte, e ky ia tregoi të gjitha me radhë. Njeriu buzëqeshi dhe tha: “Mos u mërzit. Nëse do punë, do ta gjesh atë tek unë, e unë do të të paguaj mirë!” Ibrahimi i befasuar e pyeti se çfarë pune ishte ajo, njeriu iu përgjigj se duhet të ruajë delet. Ibrahimi iu gëzua kësaj pune, e sidomos për atë se do të punonte te ky njeri i mirë dhe zemërgjerë. E pranoi punën me gjithë zemër dhe shkoi me atë njeri në fshatin e tij. U vendos tek ai. Që të nesërmën mori një kope të vogël që t’i ruante në një livadh. I ruante delet nëpër kodra dhe lugina dhe para mbrëmjes kthehej në shtëpi.
se duhet të jetë i vendosur dhe të vazhdojë të kërkojë punë. Kur e kishte zënë gjumi nën hijen e një lisi, pasi ishte i raskapitur nga rrugëtimi i gja-të dhe mungesa e ushqimit, erdhi një njeri me disa dele dhe vendosi që edhe ai të pushojë nën hijen e atij lisi të madh. E vërejti Ibrahimin duke fjetur, u ul pranë tij dhe nxori pak ushqim për të ngrënë. Ibrahimi u zgjua i frikësuar nga blegërima e dhenve. Mirëpo njeriu i dha selam me butësi. në mënyrë që ta qetësonte. Ibrahimi u qetësua, dhe njeriu e thirri që të hajë së bashku me të. Ibrahi-mi ishte i uritur, kështu që i erdhi mirë. Bariu pas kësaj u ngrit të mjelë delet dhe i dha Ibrahimit qumësht, e ky e falënderoi ngrohtësisht për të gjitha këto. Njeriu e pyeti Ibrahimin se nga po shkonte, e ky ia tregoi të gjitha me radhë. Njeriu buzëqeshi dhe tha: “Mos u mërzit. Nëse do punë, do ta gjesh atë tek unë, e unë do të të paguaj mirë!” Ibrahimi i befasuar e pyeti se çfarë pune ishte ajo, njeriu iu përgjigj se duhet të ruajë delet. Ibrahimi iu gëzua kësaj pune, e sidomos për atë se do të punonte te ky njeri i mirë dhe zemërgjerë. E pranoi punën me gjithë zemër dhe shkoi me atë njeri në fshatin e tij. U vendos tek ai. Që të nesërmën mori një kope të vogël që t’i ruante në një livadh. I ruante delet nëpër kodra dhe lugina dhe para mbrëmjes kthehej në shtëpi.
Ibrahimi ishte punëtor i ndërgjegjshëm. Punët e veta prej bariu i kryente me nder dhe zell, edhe pse delet duheshin ruajtur nga ujqit e uritur.
Aty gjeti fatin dhe rehatinë. Rashidi, për të cilin punonte Ibrahimi, ishte shumë i drejtë, ndërsa punën ia paguante mirë. Me Ibrahimin sillej si me djemtë e tij. Ibrahimi e konsideronte Rashidin si baba, ndaj e kishte harruar qytetin e tij. Megjithatë, shpesh i kujtohej nëna dhe dëshironte që edhe ajo të ishte me të, në mënyrë që të kënaqej edhe ajo me këto të mira që kishte.
Kishin kaluar tri vjet qëkur Ibrahimi ishte te Rashidi. Kopeja e Rashidit ishte rritur. Por, Ibrahimi dëshironte të shihte nënën e vet, ndaj kërkoi leje nga Rashidi që ta vizitojë atë. Ai iu përgjigj: - Nuk ka problem, shko dhe vizitoje nënën tënde. Rri atje një muaj, e pastaj kthehu, se më duhesh. Te ti kam shumë besim! Ibrahimi i premtoi se do të kthehej.
KTHIMI NË SHTËPI
Si pjesë të fitimit, të cilin e kishte merituar duke punuar tre vjet tek Rashidi, Ibrahimi mori me vete disa dele. Pjesën tjetër të deleve e la te Rashidi, si amanet se do të kthehej. U përshëndet me të dhe shkoi në shtëpi te nëna e vet.
Kështu, Ibrahimi arriti në shtëpi me delet e veta dhe pak të holla në xhep. Nëna u gëzua shumë, sepse kushte filluar ta pyeste veten në mos i kishte ndodhur diçka, se mos e kishte pësuar diku ose në kishte vdekur. Asnjëherë, që
kur kishte shkuar, nuk kishte marrë asnjë lajm. Për këtë arsye gëzimi i saj tani ishte i papërsh-kruar. E përqafoi dhe i tha: - Më më ke munguar shumë dhe unë jam brengosur dhe mërzitur. Mos u largo më nga unë.
Ibrahimi i tha: - Nënë, kam punuar te një njeri i mirë dhe zemërgjerë. Ishte njeri shumë fisnik dhe shumë mirë më paguante, e tek ai kam lënë edhe njëherë kaq dele sa kam sjellë në shtëpi dhe i kam premtuar se do të kthehem! Nëna e ndërpreu: - Sado që ti të më flasësh për nderin dhe për fisnikërinë e Rashidit, nuk dua që të shkosh përsëri, se nuk do të mund të duroj edhe një ndarje me ty!
Ibrahimi e dëgjoi nënën e tij dhe vendosi të mos kthehet te Rashidi. E pyeti se çfarë do të punonte këtu dhe nëna i tha: “Puno çfarë të duash, shko në treg dhe shiti këto dele. Blej një gomar dhe shfrytëzoje për mbartje, puno si hamall.”
Ibrahimi veproi ashtu siç i tha e ëma dhe filloi të punojë si hamall.
Një pjesë të fitimit e shpenzonte për vete dhe nënën e tij, ndërsa pjesën tjetër e kursente. Nga kursimi bleu një shtëpi e pastaj u martua.
Puna e tij ishte t’u transportonte njerëzve gjërat e tyre ose grurin gjer në mulli.
FAMILJA E IBRAHIMIT
Numri i anëtarëve të familjes së Ibrahimit shtohej, kështu që pas dhjetë vjetë martese ai kishte pesë fëmijë, e me të dhe gruan e tij jetonte edhe nëna e tij. Harxhimet për ushqim, rrobe dhe për shkollimin e fëmijëve shtoheshin.
Ibrahimi ishte i vendosur që fëmijët e tij të bëheshin të ditur, që të mos jetojnë si ai, pa shkollë dhe injorantë. Prandaj u duhej siguruar fëmijëve vet çdo gjë që ishte e nevojshme për mësim, por edhe ushqimin dhe veshje.
Një ditë, tek shkonte me gomarin e vet të ngarkuar me thasë të rëndë me grurë, duke e detyruar të ecte më shpejt, gomari u rrëzua, ra dhe shumë shpejt ngordhi. Ibrahimi u mërzit shumë dhe filloi të mendojë se çfarë do të bënte pa gomarin, kur nuk kishte as para të kursyera që të mund ta blejë tjetrin. Erdhi në shtëpi i mërzitur dhe i zhgënjyer me lot në sy. Duhej ta ushqente familjen, por nuk mund të fitonte. Nuk dilte nga shtëpia, kurse fëmijët e tij i kishte kapluar frika se babai i tyre tanimë ishte i varfër.
Kur e pa në këtë gjendje, nëna e tij plakë iu drejtua me këto fjalë: - Ibrahim, biri im, përse rri kështu si grua? Asnjëherë nuk të kam parë kështu të pashpresë dhe të papunë e të mos dalësh nga kjo situatë. Shko të kërkosh punë!
Ibrahimi iu përgjigj: - Çfarë të bëj, kur gomari im, me të cilin kam punuar dhe kam fituar, më ka ngordhur. Ku ta marr tjetrin?
- Duhet të bësh çmos për të fituar, e jo të rrish dhe të vajtosh. A nuk të kujtohet kur si fëmijë shkove në një vend tjetër për të kërkuar punë? E tani, kur je burrë i fortë dhe ke familje të madhe, mund të qëndrosh pa punuar? Fëmijët i ke të uritur! Këtu Ibrahimit iu kujtua Rashidi dhe delet e veta, të cilat i kishte lënë tek ai. Menjëherë u ngrit, duke shpresuar se mendimi i tij ndoshta realizohet, dhe i tha nënës: - Do të shkoj përsëri te Rashidi. Tani m’u kujtua, delet e mia janë tek ai. Nëse mi kthen, do të mund të blej një gomar! Nëna i tha atij: - Tani të ra ndër-mend Rashidi dhe delet e tua? Çdo gjë mund të ketë ndryshuar pas gjithë këtyre viteve. Si do të mund t’i thuash se pas gjthë këtyre viteve ti ke dele tek ai? Kush e di, ndoshta edhe ka vdekur. Mendo diçka tjetër!
Pas kësaj, Ibrahimi u ul i brengosur, duke humbur shpresën.
BEFASIA
Atë natë Ibrahimi nuk mundi të flinte. Plot brenga dhe mërzi të madhe, mendonte se çfarë do t’u jepte fëmijëve të vet nesër për të ngrënë. Sa e kishte kapluar gjumi, iu paraqitën para syve delet që kishte lënë te Rashidi – sikur blegronin pe-
rreth tij dhe e thërrisnin që t’i merrte ato. I gëzuar mendonte se si do të përqafonte një herë njëriu qengj e pastaj tjetrin. Mirëpo, për fat të keq, kjo ishte vetëm një ëndërr. Tërë natën, kur zgjohej ishte me brenga, e nëse e kaplonte gjumi delet e thërrisnin përsëri në ëndërr.
Në mëngjes vendosi të shkonte në fshatin e Rashidit. I kërkoi leje nënës, u përshëndet me gruan dhe fëmijët dhe u nis për rrugë. Pasi fshati ishte zhvilluar dhe kishte ndryshuar shumë, filloi të pyeste për Rashidin. Atje arriti pas tri ditësh. Kur erdhi te shtëpia e Rashidit, e pa atë aty. Rashidi rrinte në një kodrinë dhe shikonte delet e veta, të cilat kishin mbushur luginën. Ibrahimi iu afrua, i dha selam dhe i tha: - Zotëri, unë jam Ibrahimi, a po më njihni?
Rashidi iu përgjigj: Mirësevjen! Shumë mirë po më kujtohesh!
Ibrahimi vazhdoi: - A ju kujtohet zotëri, se tek ju pata lënë disa dele. Tani më duhen!
Rashidi buzëqeshi dhe e pyeti: “Pse shkove e më nuk u ktheve, e më pate premtuar se do të kthehesh!
Ibrahimi iu përgjigj: - Dëgjova nënën, e ajo nuk më lejoi të kthehem. Kërkoi të mbetem me të. E dëgjova dhe qëndrova me të. Tani kam ardhur tek ju që të më ktheni delet e mia, Allahu ju dhëntë çdo të mirë!”
Rashidi i tha: - Shiko në këtë luginë dhe më thuaj çfarë po sheh!
Ibrahimi i tha: - Delet tuaja!
E Rashidi i tha: - Ato janë të tuat. Merri dhe shko në shtëpi!
Ibrahimi iu përgjigj: - Unë kërkoj vetëm delet e mia. Ishin katër apo tri dele, ju më thoni: “Merri delet që kanë mbushur tërë luginën! Ç’është me ju, mësuesi im?! A më përqeshni?
Rashidi iu përgjigj seriozisht: - Po them të vërtetën, s’kam përqeshur asnjëherë askë, e as ty tani. Këto janë delet e tua. Janë rritur dhe janë shtuar e tani janë këto që po sheh. I kam ruajtur dhe jam kujdesur për ty, se ndoshta një ditë kthehesh dhe i merr ato. E falënderoj Allahun, ke ardhur në momentin e duhur! Biri im, tani jam shumë plak dhe kisha frikë se do të vdisja para se t’i ktheja delet. Merri delet dhe kthehu, Allahu të ndihmoftë. Kthehu, Zoti të bekoftë!
Ibrahimi ishte shumë i gëzuar dhe falënderues ndaj tij.
- Këto dele vlejnë me mijëra dinarë. Falënderimi dhe lavdërimi i takon Allahut, jam bërë shumë i pasur! Fëmijët do të jenë të lumtur kur të më shohin. Ende ka në këtë botë njerëz të mirë dhe të ndershëm. I falënderuar qoftë Allahu!”
MËSIMET E TREGIMIT
1. Fëmija musliman duhet t’i nënshtrohet nënës së vet, si shpërblim për mundin që ajo ka dhënë për të.
2. Rinia muslimane duhet të marr pjesë në grupe dhe shoqata nëpër xhami, në të cilat mësohen dituritë dhe leximi i Kur’anit.
3. Duhet t’u bëjmë mirë të varfërve dhe skamnorëve, siç bëri bariu me Ibrahimin, kur e gjeti nën lis.
4. Muslimani nuk duhet ta keqpërdorë besimin që i është dhënë, por duhet të ketë besim, siç kishte Ibrahimi në punën e tij si bari.
5. Muslimani duhet ta fitojë bukën e tij në mënyrë hallall, edhe nëse duhet të jepë mund të madh. Muslimani nuk guxon të jetë i kënaqur me fitimin haram.
6. I riu musliman nuk duhet të udhëtojë e ta lërë nënën vetëm, nëse ajo nuk e lejon këtë.
7. Muslimani asnjëherë nuk e humb shpresën. Ai çdo herë duhet t’i mbështetet Allahut të Lartësuar dhe nuk bën të jetë dembel.
8. Muslimani nuk duhet të hajë pasurinë e të tjerëve në mënyrë të palejuar, por të veprojë ashtu siç veproi Rashidi.
9. Kur muslimani fiton shumë pasuri, kjo nuk duhet ta mashtrojë, por duhet ta falënderojë Allahun, siç veproi Ibrahimi kur Rashidi i dha një kope të madhe me dele.