tregime-islame
Tre të mbyllurit në shpellë
Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!
Dalëngadalë Dielli përshëndeti Tokën dhe u zhduk në horizontin e pafund. E karavani shkon-te rrugës së tij, në shkrëtëtirën e shurdhët dhe të thatë. Asgjë nuk dëgjohej, përveç goditjeve të pat-konjve të kuajve dhe hingëllimës së tyre. Në veri të shkretëtirës ishin bjeshkët e larta dhe të frikshme…
Terri që vinte e shtonte frikën dhe jorehatinë në zemrat e tre udhëtarëve, kurse bjeshkët dhe shkretëtira dukeshin edhe më të trishtueshme. Shumë shpejt u ngrit një furtunë e fortë, si një det i tërbuar me valë të mëdha zalli, që ua mbushte sytë me zall dhe gati sa nuk i verbronte.
IDE E MIRË, O SHOK!
Vetëtinte, bubullimat gjëmonin, qielli i kishte hapur të gjitha dyert e veta dhe binte shi i madh. Ishin në situatë pa rrugëdalje. Nuk dinin ku të shkonin. Ku të strehoheshin?
Njëri prej tyre tha: “Më duket se atje është një shpellë, mund të shkojmë dhe ta kalojmë natën atje, e pastaj ta vazhdojmë rrugën!”
Menjëherë u pajtuan që të tre: “Ide e mrekullueshme, o shok!”
Hynë në shpellë. Nga jashtë dëgjohej zëri i erës dhe rënia e shiut. I ftohti kishte filluar të kaplonte trupin e tyre dhe u dukej se do të ngrinin…!
“MË KËRKONI, DO T’JU PËRGJIGJEM!”
Njëri prej tyre tha: “Çfarë nate!” Ende nuk e kishte kryer fjalinë e tij, kur u dëgjua një zë i trishtueshëm dhe një gur i madh u shfaq papritmas dhe ua mbylli hyrjen në shpellë. I kaploi mërzia dhe paniku. U përpoqën me tërë fuqinë që kishin ta shtynin gurin, por pa sukses. Gati e humbën shpresën se do të dalin ndonjëherë nga shpella, ndaj iu dorëzuan mërzisë së pamatur.
Pastaj, i ndërruan mendimet dhe u pajtuan se asgjë nuk mund t’i shpëtojë, përveç Allahut xh.sh., të Cilin vendosën që ta thërrasin në ndihmë me veprat e tyre të mira dhe t’i drejtohen sinqerisht dhe të përulur. Ndoshta Allahu ua largon atyre këtë fatkeqësi.
Nuk kaluan as disa minuta dhe ata në mënyrë prekëse po thonin lutjet e tyre më të bukura dhe më të sinqerta, që me anë të veprave të tyre të mira t’i afroheshin Allahut.
MUNDOHEM T’I KËNAQ
Njeri prej tyre tha: “O Zot i të gjithë botër-ve… Ti di dhe askush prej Teje nuk di! I kam pasur prindërit në moshë. Më kanë ushqyer dhe më kanë edukuar në mënyrë të drejtë. Isha gëzimi i tyre dhe mundohesha t’i kënaqja me çdo gjë. Marrëdhëniet e mia me ta ishin ashtu si dëshiroje Ti. Mosdëgjueshmërinë ndaj prindërve Ti e konsideron si një nga mëkatet e mëdha… Ti e di se asgjë nuk është më e rëndësishme për mua se ata, as fëmijët, as pasuria.
Çdo mbrëmje u çoja qumësht, me kënaqësi, para se t’u jepja fëmijëve të mi, gruas dhe vetes sime… Gëzimi im nuk kishte fund kur i shihja se si pinin qumështin e mjelë me duart e mia. E kur shihja një buzëqeshje të lehtë dhe kënaqësinë në fytyrat e tyre, atëherë e ndieja se si fundosesha në gëzim, sepse e kisha bërë atë që më kishte urdhëruar Allahu xh.sh.
SË PARI PRINDËRIT E MI
Një ditë, shkova larg shtëpisë që të mblidhja ca degë. As nuk e kisha marrë vesh se sa shpejt më kishte kaluar koha. Kur përendoi Dielli, nxitova te prindërit e mi, ua dërgova qumshtin, por i gjeta duke fjetur. O Zot, Ti e di sesa jam mërzi-tur kur u pata vonuar! Nuk doja t’i zgjoja, e as ta pinë qumështin para tyre gruaja, dhe fëmijët dhe shërbëtorët. Mbaja një tas të mbushur për-
plot me qumësht dhe pritja që të zgjoheshin prindërit derisa agoi dita. Rreth këmbëve të mia qëndronin fëmijët e mi të uritur, të cilët qanin, e unë thosha me vete: “Së pari prindërit e mi, e pastaj ju, e unë do të jem i fundit që do të pijë…”
LUTJA E MIRËBËRËSIT PËR PRINDËRIT E TIJ
E dëgjova babanë si e madhëronte Allahun dhe e falënderonte atë që e kishte ngjallur pas vdekjes (gjumit). I dhashë atij dhe nënës qumësht, dhe ata e falënderuan Allahun e Madhëruar. Vazhduan të luteshin që Allahu të më shpërblente për këtë. Ndjeva një gëzim të papërshkrueshëm.
O Zot, tërë këtë e kam bërë për hir Tëndin, andaj të lutem që të na e largosh këtë gur!”
Menjëherë guri lëvizi pak, por nuk mjaftonte që ndonjëri nga tre udhëtarët të dilte…, duhej që edhe ndonjë tjetër t’i lutej Allahut xh.sh. që t’i shpëtojë nga kjo fatkeqësi.
E KA MBAJTUR PREMTIMIN
U ngrit tjetri dhe tha: “Ti e di, e të tjerët nuk e dinë, se kam njohur një vajzë, të cilën e doja më shumë se të gjithë njerëzit. Ti i kishe dhënë asaj një bukuri të papërshkruar. Ishte e drejtë dhe e devotshme, nuk i bënte keq askujt. Në brendësi dëshiroja t’i bëja diçka të keqe, gjë të cilën nuk do të kisha dashur t’i ndodhë motrës a nënës sime.
Shejtani ndizte zjarrin e epshit dhe më nxiste në mendime të këqija ndaj saj. Mirëpo, ajo nuk e pranoi këtë dhe më refuzoi…
Ishte e pastër, e ndershme dhe e devotshme, e kishte mbajtur premtimin e vet ndaj meje, se nuk do të bënte atë që është e ndaluar.
URIA ËSHTË VRASËSE
Gjatë një viti të vështirë, në të cilën qielli nuk kishte lëshuar shi, e as toka nuk kishte bereqet, uria e kishte mposhtur këtë vajzë dhe gati e kishte rrëzuar. Nxitoi tek unë dhe kërkoi ndihmë kundër vështirësive të jetës, që të mos e gjejë vdekja. Nuk kishte as një copë buke për të zbutur urinë. Babai i saj nuk i kishte lënë asnjë dinar e as një dërhem. Unë isha i pasur dhe përsëri më kapluan mendimet e këqija. Mendova se situata e saj do ta detyrojë që të përkulet dhe të lëshojë pe para asaj që i kam kërkuar…
I thashë asaj: “Do të të jap çfarë të duhet, por duhet të kryesh atë që dëshiroj prej teje!
Refuzoi dhe u kthye nga erdhi.
Uria gati po e vriste, dhe nuk kishte mundësi të kërkonte ndihmë nga askush.
LARGOHU NGA MENDIMET E KËQIJA TË SHEJTANIT
Në fund, erdhi tek unë dhe pa dëshirë pranoi atë që kisha kërkuar nga ajo. Në sytë e saj pashë lotët dhe dhembjen e thellë. M’i zgjati duart dhe tha: “Të lutem! Mos lejo që mendimet e këqija të shejtanit të të rrëzojnë. Mos më shfrytëzo në këtë mënyrë, por vetëm në mënyrë të ndershme. Martohu me mua sipas ligjeve të Allahut dhe ta lidhim kurorën para Allahut dhe para njerëzve.
Fillova të dridhem nga frika dhe më dolën lotët, duke iu frikësuar hidhërimit të Allahut dhe dënimit të Tij. Ia dhashë paratë që kërkonte. I mori 120 dinarë, e lumtur dhe e rehatuar që nuk bëra diçka të keqe dhe që e kishte ruajtur nderin e vet.
NUK DËSHIROJA ASGJË PËRVEÇ KËNAQËSISË SATE
E vazhdoi njeriu tregimin e vet: “Falënderimi i takon Allahut, i Cili më udhëzoi në rrugë të drejtë! Nuk iu nënshtrova presionit të shejtanit, por e refuzova, tërë këtë për hir Tëndin, o Zot!
O Zot, u frikësova nga Ti dhe e lashë të shkojë me paratë (edhe pse e doja pa masë). O Zot, unë u frikësova nga ajo ditë kur do të dal para Teje për të dhënë llogarinë. Atëherë nuk do të më shpëtojë e tërë pasuria ime. Atë ditë nuk do të pranosh askë, përveçse atë që vjen me bindje të pastër…
O Zot, e di se e kam bërë këtë për hir të fisnikërisë Sate. Na ndihmo dhe na e lehtëso këtë situatë!”
Guri lëvizi edhe ca, por jo edhe aq sa të mundte dikush të dilte nga aty.
Erdhi radha tek i treti që ta luste Allahun për shpëtim.
JEPJA PUNËTORIT HAKUN!
U ngrit edhe i treti, pas lutjes së bashkudhëtarëve të vet, dhe tha:
“O Zot, Ti di e të tjerët nuk dinë se kam pasur pasuri të madhe dhe punëtorë. Me ta sillesha në mënyrë të drejtë dhe me nder dhe i shpërble-ja me atë që Ti ma kishe dhënë, andaj ua paguaja punën para se t’u thaheshin djersët…
Një ditë e kërkova njërin nga punëtorët e mi, por nuk e gjeta. Kishte shkuar e nuk e kishte marrë mëditjen e tij. Që nga atëherë kishte kaluar shumë kohë dhe unë mëditjen e tij e investoja në punë të reja, kështu që ky investim sillte fitim të madh. Një ditë, ai punëtor u kthye tek unë, pasi kishte rënë në vështirësi financiare. Më tha: “Dikur, moti, kam punuar te ju dhe nuk e pata marrë mëditjen time! Tani ajo më duhet. A mund të ma paguani atë?”
NA SHPËTO NGA KJO SITUATË!
Iu përgjigja: “Në këtë luginë, gjithë çka sheh është jotja, si rezultat i mëditjeve të tua!”
Shikoi nga lugina dhe pa deve, lopë, dele, aq shumë, saqë as që kishte mundur t’i ëndërronte. U habit dhe gjuha i përzihej, por shumë shpejt u zgjua nga gjumi i bukur që e kishte kapluar dhe tha: “Po bëni shaka, zotëri!”
Iu përgjigja: “Jo, pasha Zotin, unë mëditjen tënd e kam investuar dhe nga ajo u bë kjo pasuri… Merri të gjitha ato që t’i ka dhuruar Allahu, me fat dhe shko i qetësuar!”
Njeriu e mori kopenë e tij nga lugina e madhe duke mos u besuar syve të tij.
“O Allah, tërë këtë e kam bërë për Ty dhe për fisnikërinë Tënde. Na shpëto nga kjo fatkeqësi në të cilën kemi rënë!”
ALLAHU NUK I HUMB TË MIRAT E BESIMTARËVE!
E guri lëvizi edhe pak, por këtë herë ishte e mjaftueshme që të tre udhëtarët të mund të dilnin nga shpella.
Buzëqeshja filloi t’ua ndriçojë fytyrat e tyre dhe filluan që t’u dridhen buzët nga gëzimi…
Ia arritën të dalin nga aty dhe ta vazhdojnë rrugën e tyre, duke u kënaqur me fisnikërinë e Allahut, duke besuar se Ai asnjëherë nuk harron t’i shpërblejë mirëbërësit.
O Zot, bekoji punët tona dhe le të jenë të sinqerta vetëm për Ty, Ti i Cili u përgjigjesh lutjeve tona!
Madhërimi të takon vetëm Ty, o Zot i botëve!
MËSIME NGA TREGIMI
1. Muslimani gjithnjë i drejtohet Allahut xh.sh. duke e lutur Atë në të mirë, e sidomos kur është në raste të vështira, në mënyrë që Allahu xh.sh. t’ia largojë atij të këqijat, siç vepruan këta tre burra në shpellë.
2. Një nga kushtet e pranimit të lutjes është që muslimani ta dojë Allahun dhe t’i përmendë veprat e veta më të mira, siç bënë tre njerëzit (në shpellë v.p.)
3. Për muslimanin kënaqësia e prindërve të vet duhet të jetë më e rëndësishme se kënaqësia e njerëzve të tjerë, qofshin edhe fëmijët e tij, siç veproi druprerësi, i cili nuk donte t’u jepte qumësht fëmijëve dhe gruas para prindërve të vet, të cilët i kishte pritur derisa ishin zgjuar.
4. Mirësia ndaj prindërve është një ndër punët më të mira. Allahu e pranoi lutjen e njeriut të i dëgjueshëm ndaj prindërve të tij.
5. Muslimanit nuk i lejohet ta keqpërdorë pasurinë e vet dhe varfërinë e të tjerëve, duke kërkuar prej tyre të bëjnë atë që është mëkat ose që i dëmton ata, siç deshi të bënte djaloshi me vajzën e varfër.
6. Muslimani duhet ta përkujtojë Allahun, t’i frikësohet Atij, ta dijë se Ai është i Plotfuqishëm dhe se e dëgjon dhe e sheh atë, se do të japë llogari para Tij, edhe pse shejtani e nxit të bëjë gjëra të liga. Kjo duhet ta ndalojë atë nga punët e liga (si rasti me djaloshin, i cili i dha para vajzës pa e dëmtuar).
7. Islami i urdhëron njerëzit të jenë të besueshëm dhe t’i ruajnë të drejtat e të tjerëve, si dhe të mos bëjnë dhunë duke ua marrë pasurinë në mënyrë të padrejtë, siç veproi edhe tregtari me bagëti, i cili e kishte ruajtur mëditjen e bariut dhe, pasi pasuria ishte shtuar, ia ktheu më të rritur.
8. Dorëzimi i gjërave të besuara pronarëve të tyre bën pjesë në veprat e mira. Allahu xh.sh. e kishte pranuar lutjen e njeriut që ia kishte kthyer punëtorit mëditjen e tij pasi ishte shumëfishuar.
9. Muslimani duhet t’i zgjedhë shokët e mirë, të cilët do të jenë për të ndihmesë dhe bekim nga Allahu xh.sh. në të mirë dhe në të keqe. Këta tre njerëz të mirë ishin të dobishëm për njëri-tjetrin kur guri ua mbylli daljen nga shpella.