tregime-islame
Mbreti dhe Djaloshi besimtar
Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!
Mbreti rrinte i ulur në fronin e vet i kapardisur si këndes, ndërsa shkëndijat dilnin nga sytë e tij. Ushtarët dridheshin prej tij nga frika, sepse kishte zemër të fortë si guri, madje më të fortë dhe më të ashpër se guri.
Mbreti e lëvizi kokën si shenjë se magjistari mund të paraqitej para tij. Magjistari hyri i përkulur dhe me kokë të ulur, u ndal para mbretit dhe tha: “Falënderoj zotëriun tim që më lejoi të paraqitem para tij. Zotëri, kam ardhur t’ju them se jam plakur dhe se fuqia më ka lëshuar. Kam frikë se, kur të vdes, edhe magjia ime do të vdesë së bashku me mua. Urdhëroni, zotëri, që të gjendet ndonjë djalosh i zgjuar të cilit do t’ia kisha mësuar mjeshtërinë e magjisë!”
Mbreti tha: “Të faleminderit ty, o magjistar! Tërë jetën e ke shpenzuar në shërbimin tim! Ke qenë besnik dhe i sinqertë, ndaj do ta plotësoj dëshirën tënde!” Mbreti urdhëroi që të plotësohet dëshira e magjistarit. U zgjodh një djalosh i zgjuar dhe me fytyrë të bukur, të qeshur, një djalosh shpirtmirë dhe mendjemprehtë.
Magjistari, pas një vështrimi të shkurtër, menjëherë erdhi në përfundim se ky djalë është një thesar i paçmueshëm. Pastaj tha: “Mirë paskan zgjedhur. Po shoh se je i mençur, i qetë dhe i zgjuar. Shpresoj se nuk mashtrohem!”
Kështu, djaloshi filloi të vinte çdo ditë te magjistari, që të mësonte prej tij bazat e magjisë, por nuk e bënte këtë dhe me dëshirë. Nuk e donte një profesion të këtillë, por çfarë të bënte! Ky ishte urdhër i mbretit të ashpër dhe të pamëshirshëm, ndaj nuk kishte mundësi ta kundërshtonte atë.
Një ditë, derisa po shkonte te magjstari, dikush e thirri pas si me turp. Ishte ky një kryeprift që jetonte i vetmuar në një banesë, e që dëshiro-nte ta njoftonte djaloshin me të vërtetën dhe fenë e Allahut. Djaloshi pranoi të takohej me të dhe e hapi zemrën para mësimeve dhe këshillave të tij qëllimmira. I vinte mirë ta dëgjonte bukurinë e fjalëve dhe mendjen e gjerë të këtij njeriu të devotshëm. Dhe kështu, djaloshi çdo ditë kthehej në këtë shtëpi të mirësisë që të mësonte urtësinë, në mënyrë që të nxirrte nga ajo ç’është e mirë për këtë botë dhe të kursente diçka për botën tjetër dhe për tërë njerëzit. Për këtë nuk i tregonte asgjë magjistarit, që të mos e gjente ndonjë e keqe. Edhe ai njeri i devotshëm e kishte këshilluar që për këtë të mos i fliste askujt, gjersa Allahu t’i urdhërojë diçka tjetër. Dhe mirë kishte vepruar!
Pas një kohe, djaloshi filloi të mendonte dhe të brengosej gjithnjë e më shumë. Deri kur do të frikësohej nga oborri mbretëror, nga magjistari dhe padrejtësia?! Si të largohej nga magjistari përgjithmonë? Një ditë, pa shumë njerëz të cilëve ua kishte zënë rrugën diçka. Çfarë po ndodhte atje?
U afrua dhe pa një kafshë të frikshme që ua kishte zënë rrugën. Të gjithë ishin të frikësuar. Djaloshi mori një gur, e ngriti dhe tha: “O Zot, nëse te Ti është më e dashur ajo që bën kryeprifti sesa ajo që bën magjistari, vrite këtë kafshë!” E pastaj e gjuajti atë me gur, e qëlloi dhe kafsha ra e vdekur në tokë. Njerëzit u habitën me atë që bëri, ndaj filluan të tubohen rreth tij. Djaloshi shkoi tek kryeprifti për t’i treguar se çfarë kishte ndodhur. Ishte mjaft i shqetësuar; zemra sikur donte t’i dilte jashtë gjoksit.
Kryeprifti e qetësonte djaloshin duke i thënë: “O bir, ti je sot më i mirë se unë. Kam dëgjuar se çfarë ke bërë. Dije se Allahu është me ty! Besimtari gjithnjë është në sprovë. Ndoshta do të të gjejë ndonjë gjë e pakëndshme, por bëhu zemërfortë dhe i durueshëm. E lus Allahun që të të ndihmojë në çdo gjë!”
Djaloshi gjithnjë e më shumë bëhej më i devotshëm, ndaj njerëzit e çmonin më shumë. Filloi, me ndihmën e Allahut, t’i shërojë të verbr-it, të sëmurit nga lebra dhe të sëmurët e tjerë.
Për të dëgjoi edhe njëri prej bashkëpunë-torëve dhe këshilltarëve të afërt të mbretit, i cili vazhdimisht i bënte shoqëri mbretit. Bleu dhurata të shumta të shtrenjta dhe shkoi te djaloshi. I tha: “Siç sheh, unë jam i verbër! Nëse më shëron, të gjitha këto gjëra të bukura do të bëhen të tuat!”
Djaloshi u përgjigj: “Unë jam të gjithë ju, nuk mund ta shëroj askë. Ai që ju shëron ju dhe mua është Allahu xh.sh. Nëse beson në Allahun, i Lartësuar qoftë, unë do të lutem që të të shëro-jë!”
Atëherë këshilltari i mbretit deklaroi se Allahu është Një, i Vetëm, dhe menjëherë u shërua, prandaj u gëzua tej mase që Allahu xh.sh. e kishte shëruar. Kur u shërua, u përul në shenjë falënderimi ndaj Allahut xh.sh.
Ditën e dytë, ai njeri erdhi tek mbreti dhe u ul pranë tij si zakonisht, kurse mbreti u habit kur pa se ky nuk ishte më i verbër. Mbreti e pyeti: “Kush ta ktheu shikimin?” E njeriu besimtar iu përgjigj: “Allahu, Zoti im i Lartësuar, Ai m’i ktheu sytë.” Mbreti u hidhërua dhe bërtiti: “Ti ke Zot tjetër përveç meje? Më thuaj, kush të bindi se ekziston ndonjë zot përveç meje?”
Këshilltari, pas këmbënguljes së mbretit, pranoi se këtë e kishte bërë djaloshi. Mbreti urdhëroi që ta sjellin djaloshin. Kur e prunë, e pyeti: “Më thuaj o bir, a thua magjia jote u bë aq e fortë saqë tani mund ta shërosh të verbrin, të sëmurin nga lebra dhe të bësh gjëra të tjera jo të zakonshme?”
Djaloshi iu përgjigj: “Unë nuk shëroj askënd, ndërsa magjia nuk ka kurrfarë ndikimi në shërim. Askush përveç Allahut nuk i shëron njerëzit nga sëmundjet e tyre!”
Mbreti bërtiti: “Do të të mësoj ty se si duhet të sillesh me zotëriun tënd! Unë jam zoti yt dhe nuk ka zot tjetër! Ndaj, duhet të më tregosh se kush ta ka helmuar mendjen dhe të ka mësuar të flasësh kështu!”
Mbreti urdhëroi që ta torturonin djaloshin derisa pranoi se ai ishte kryeprifti. Mbreti frikësohej se njerëzit do të fillonin të adhuronin tjetërkë, e jo atë, dhe kështu do ta humbte mbretërinë. Ndaj urdhëroi që menjëherë ta sillnin kryepriftin. Kur e sollën atë, mbreti filloi t’a kërcënonte duke i thënë: “Ti do të thotë je kreu i turbullirave? A dëshiron që njerëzit të jenë të padëgjueshëm ndaj meje? A pretendon se ka Zot tjetër veç meje? Largoje këtë ide. Në të kundërtën të pret vdekja!” Kryeprifti i refuzoi kërcënimet dhe tha: “Zoti im është Allahu, e ti nuk mund të më detyrosh me kërcënimet e tua që të largohem nga besimi im! Bë çfarë të duash!”
Nuk kaluan as disa minuta dhe mbreti kërkoi që t’i sjellin një shpatë që t’ia përgjysmojë kokën kryepriftit. Por, ai ishte i palëkundur në fenë e vet dhe i refuzonte kërcënimet. Mbreti urdhëroi që t’i prehet koka, gjë që u bë.
Atëherë mbreti iu drejtua këshilltarit të vet duke i thënë: “Me ty kam kaluar shumë kohë dhe ty të kam shok. Të këshilloj që ta lësh fenë tënde dhe të mbesim edhe më tej shokë!” Njeriu e refuzoi këtë. Edhe me atë u bë si me kryepriftin.
Mbreti pastaj urdhëroi që t’ia sjellin djaloshin, dhe tha: “Largohu, o djalosh, nga feja jote! Do të ishte vërtet keq që një djalosh si ti ta humbë jetën për shkak të besimit të gabuar. Mos u sakrifiko në lulen e rinisë tënde; kthehu në fenë e baballarëve dhe gjyshërve të tu!”
Djaloshi nuk u lëkund dhe i mbeti besnik fesë së vet të vërtetë, edhe pse e dinte se çfarë i kishte ndodhur kryepriftit dhe shokut të mbretit, dhe iu drejtua mbretit duke i thënë:
“E besoj Allahun si Zot dhe nuk kam Zot tjetër veç Tij. Bëni me mua çfarë të doni!”
Mbreti urdhëroi një grup prej njerëzve të vet besnik që ta dërgojnë djaloshin në një mal të lartë dhe që atje ta kërcënonin dhe t’ia tërhiqnin vërejtjen se, nëse nuk largohet nga feja e tij, do ta hidhnin në greminë, në mënyrë që të jetë shembull për të tjerët që duan të bëjnë si ky.
Në majë të malit, djaloshi e luti Krijuesin e vet: “O Zot, dënoji ata për punët e tyre jo të mira!”
Menjëherë mali u lëkund dhe shërbëtorët e mbretit ranë në greminë, ndërsa djaloshi u kthye me hapa të sigurtë, kokëlartë. Kur e pa mbreti zullumqar, u çudit dhe u habit.
Duke bërtitur tha: “Gjëra të çuditshme po ndodhin. Ku janë njerëzit që kam dërguar me ty?”
Djaloshi u përgjegj: “Allahu më liroi prej tyre. Mali u drodh dhe ata ranë në greminë. Kështu nuk arritën ta kryejnë krimin e urdhëruar prej jush!”
Mbreti u nervozua dhe i urdhëroi ushtarët që ta dërgojnë djaloshin në mes të detit dhe ta hedhin atje për t’u mbytur.
Djaloshi në mes të detit të trazuar iu lut All-ahut xh.sh. për ndihmë e Ai ia pranoi lutjet djaloshit. Shërbëtorët e mbretit u përmbytën, ndërsa djaloshi u kthye me besim të fortë dhe i sigurtë në ndihmën e Allahut xh.sh. Sa e këndshme është përgjigja e tij thënë mbretit: “Allahu më liroi nga ushtarët tuaj, të cilët u bënë ushqim për pesh-qit!” Mbreti gati sa nuk pëlciti nga hidhë-rimi, kur djaloshi me plot besim në Allahun i tha: “O mbr-et, ju nuk mund të më vrisni, gjersa t’ju them sa çfarë duhet të bëni për të më vrarë.” Mbreti pa u hamendur tha: “Do të veproj si të më thuash!”
Djaloshi me tërë zërin tha: “Grumbulloni njerëzit në një vend të hapur dhe më lidhni për në trung palme! Pastaj, merrni një shigjetë nga çanta ime dhe vendoseni në hark, e pastaj thoni” “Në emër të Allahut, Zotit të këtij djaloshi!!! Pastaj, gjuajeni shigjetën në drejtim timin. Nëse veproni ashtu, do të keni sukses në vrasjen time!”
Mbreti tha: “Po, pranoj!”
I mblodhi njerëzit në shesh, e lidhi djaloshin te trungu i palmës. E mori shigjetën, e vendosi në hark dhe tha: “Në emër të Allahut, Zotit të djaloshit.” Shigjeta e goditi djaloshin besimtar në tëmth dhe e vrau. Vdiq si dëshmor. Fjalët e
fundit ishin: “La ilahe il-lAllah – s’ka zot tjetër përveç Allahut!”
Njerëzit u bindën me sytë e tyre në sinqeritetin e djaloshit dhe të gjithë e shqiptuan fjalën më të ëmbël që gjuha mund ta shqiptojë: “E besojmë Allahun, Zotin e djaloshit!”
Një fatkeqësi e rëndë e kishte goditur mbretin!!! Ndodhi ajo që më së shumti i frikësohej. I tërë populli u bë besimtar. As ushtarët e as oborrtarët nuk mund të gjenin ndonjë zgjidhje për t’i kthyer njerëzit nga e vërteta. Nuk arritën të gjen-in mënyrë si t’i mashtronin dhe t’i largonin nga besimi i tyre në Zotin e djaloshit.
Mbreti nuk dinte çfarë të bënte. Disa nga shokët e tij i thanë: “E sheh, ndodhi ajo së cilës më së shumti i frikësoheshe! Nuk ishe sa duhet i kujdesshëm. I tërë populli u bë besimtar. Urdhëro të hapen gremina të mëdha, të mbushen me dru dhe të ndizet zjarri. Urdhëroji ushtarët që të hedhin në zjarr këdo që nuk largohet nga feja e tij!”
Kur e bënë këtë, i erdhi radha një gruaje që mbante në duar një fëmijë të posalindur. Kur e dërguan te zjarri, asaj filloi t’i dhimbset fëmija. Atëherë fëmija foli dhe tha: “Nënë, bëhu e durueshme, ti je në rrugë të drejtë!” Kur e ëma e dëgjoi këtë, u hodh në zjarr së bashku me fëmijën. Mirëpo, melekët i shpëtuan dhe i dërguan në xhenet, i cili u është premtuar durimtarëve insha-Allah!
POROSI NGA TREGIMI I MBRETIT ME DJALOSHIN BESIMTAR
1. Muslimani e fsheh besimin e vet, nëse frikësohet se armiku mund t’i shkaktojë atij dëm.
2. Muslimani i lutet Allahut xh.sh. në situata jetësore, e sidomos nëse e godet ndonjë fatkeqësi, siç veproi djaloshi.
3. Allahu është i Vetmi që shëron, gjersa mjeku është mjet e jo ai që shëron.
4. I riu musliman duhet t’i thërrasë të tjerët në Islam, siç veproi djaloshi me të verbrin.
5. Muslimani është i fortë dhe i vendosur në fenë e vet, edhe përkundër ngacmimeve që i ndodhin nga të tjerët.
6. Kur e vërteta bëhet e qartë, muslimani është i detyruar ta ndjekë atë, siç vepruan të pranishmit kur u vra djaloshi.
7. Zullumqarët dhe tiranët gjithnjë e kanë fundin e tmerrshëm dhe punët e tyre të shëmtuara gjithnjë zbulohen, siç ndodhi me mbretin e padrejtë.