tregime-islame
Nëna e dëshmorëve
Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!
A nuk keni dëgjuar fëmijë të dashur për poeten El-Hansa? E ka emrin Tumazer, vajza e Amrit, i birit i El-Sheridit. Ajo ishte femra më e dalluar në fisin e saj, Beni Sulejm. Ka lindur para ardhjes së Islamit, në kohën paraislamike. Ishte përfaqës-uese e denjë e fisit të vet, në sjellje dhe shprehi – të mira dhe të këqija. Nuk dinte për Islamin e as që kishte dëgjuar për të. Më së tepërmi intere-sohej për poezi dhe dinte tregime për arabët dhe të parët e tyre. Dinte të garonte me poetë, si dhe merrte pjesë me fisin e vet nëpër beteja të ndryshme kundër armiqve, duke i nxitur dhe duke i trimëruar luftëtarët e fisit të saj.
Kur vëllai i saj, Sahri ra në fushëbetejë, ajo qau për të dhe një kohë të gjatë mbajti zi për të! Vishte rroba të zeza nga leshi i egër. Dinte t’i tubonte gratë dhe t’u lexonte elegjitë e saj, në të cilat vajtonte vëllanë e vet, kështu që të gjitha së bashku fillonin të qanin, të shqyenin rrobat e tyre dhe të shkulnin flokët.
Nganjëherë bridhte maleve dhe bjeshkëve, duke vajtuar vëllanë dhe duke recituar vjersha për cilësitë dhe namin e tij, duke ia përmendur rininë dhe fuqinë dhe duke përshkruar heroizmat dhe sakrificat e tij. Kishte bërë portretin e një heroi të patrembur, i cili mundte çdo luftëtar dhe nga i cili dridheshin kodrat. Ishte në gjendje të mbyste dy egërsira dhe të bënte të pamundurën.
Kështu ndihej poetja El-Hansa në kohën e xhahilijetit. Ishte kjo mënyra e sjelljes në atë kohë, kohë e cila kishte edhe tek ajo një ndikim të madh. Dinte për hakmarrjen dhe luftën. Dinte tregimet e adhurimit të idhujve dhe kultin e personalitetit, por kultivonte edhe zakonet e mira të asaj kohe, siç ishte mikpritja, të ndihmuarit e nevojtarëve, sinqeriteti, besa dhe nderi.
ISLAMI NDËRRON SJELLJET E EL-HANSASË
Islami kishte filluar të përhapej në mesin e fiseve arabe dhe njerëzit i bashkangjiteshin në mënyrë masive. Islami ndërroi shprehitë dhe sjelljet e kohës së xhahilijetit. Tani i kishte kapluar krenaria dhe fisnikëria. Me Islam u lartësuan shpirtërat dhe u zbutën zemrat, kështu që njerëzit që hynin në Islam respektonin dispozitat e tij dhe rrugët e lartësuara të cilat i thërrisnin në vëllazëri dhe në punë të mira për të mirën e Islamit dhe për dobinë e të gjithë muslimanëve.
Muslimani si individ nuk mendonte më vetëm për veten e tij, por edhe për të mirën e të gjithë muslimanëve.
Kështu që edhe El-Hansa ndryshoi kur pranoi Islamin. Filloi të punonte për të mirën e të gjithë muslimanëve dhe pikëpamjet e saj ndaj jetës dhe botës që e rrethonte ndryshuan. Nuk mendonte më se jeta mbaron me vdekjen dhe se ky është fundi për njeriun. Tani ajo e dinte se Allahu xh.sh. përsëri do t’i ngjallë njerëzit pas vdekjes dhe kur të vijë Dita e Gjykimit do t’ua llogarisë veprat e tyre, ata të cilët kanë bërë vepra të mira do të shkojnë në xhenet, që është sa qiejt dhe toka, dhe se atje do të jenë përgjithmonë. E nëse kanë bërë vepra të këqija, do të hyjnë në xhehenem dhe do të qëndrojnë atje përgjith-monë.
Prandaj, El-Hansa nuk i vajtonte më të vdekurit, siç e vajtonte vëllanë, se Islami e kishte ndaluar vajtimin për të vdekurit, shqyerjen e rrobave dhe gricjen e fytyrës si shenjë pikëllimi.
Islami urdhëron të jemi të durueshëm dhe të lutemi për të vdekurit me dëshirë që të jenë mirë në atë botë. Allahu e kishte hapur zemërën e El-Hansas për Islamin, kështu ajo ishte bërë besimtare e sinqertë dhe besonte në Allahun si Krijues, Islamin si fe dhe Muhammedin s.a.v.s. si të Dërguar të Allahut xh.sh. dhe mbartës i porosisë së Tij për të gjithë njerëzit. Ai i udhëzon njerëzit në rrugën e drejtë, në rrugën e mirësisë, dhe ua tërheq vërejtjen që të mos shkojnë në rrugën e së keqes. Kjo është porosia e Islamit të jemi të dëgjueshëm ndaj Allahut xh.sh. dhe të Dërguarit të Tij.
EL-HANSA PUNON PËR ISLAMIN
Meqë El-Hansa ishte jashtëzakonisht inteligjente dhe i kishte kuptuar Islamin dhe dispozitat e tij në mënyrë të drejtë, ajo u vu në dispozicion të fesë së vet të re me plot vullnet. Në këtë gjë ajo ndiente lumturi, e cila ia mbushte zemrën, si dhe kënaqësi dhe rehati shpirtërore. Tani nuk e tronditnin më kurrfarë fatkeqësish apo proble-mesh, se tani besonte se çdo gjë që ndodh-te në botë ishte me caktimin e Allahut xh.sh. dhe me dëshirën dhe vullnetin e Tij. Asnjë njeriu nuk i ndodh asgjë, as e mirë e as e keqe, përveçse me caktimin e Allahu xh.sh.
Ajo e lexonte dhe e kuptonte Kur’anin:
“Thuaj: Neve nuk na godet asgjë tjetër, përveç çka na është caktuar nga Allahu; Ai është Ndihmëtar yni. Prandaj, vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët.” (Et-Tevbe, 51)
Kuptimi i fjalëve të Kur’anit depërtoi deri në thellësinë e shpirtit të saj. Inteligjenca e saj dhe njohja shumë e mirë e gjuhës i mundësoi të kuptonte se këto fjalë nuk ishin veçse Fjalë të All- llahut, fjalë të Krijuesit të këtij Kozmosi, se njer-
ëzit, pa marrë parasysh se sa përpiqen, nuk do të mund të krijonin diçka të ngjashme.
I dëgjoi fjalët e të Dërguarit dhe në to zbuloi të vërtetën e qartë si kristali dhe thirrjen për t’i shërbyer Allahut dhe vetëm Atij. Devotshmëria e kishte kapluar pjesën më të madhe të zemrës së saj, e cila iu dorëzua plotësisht vullnetit të Alla-hut xh.sh.
Në një hadith, të cilin i Dërguari a.s. ia kishte thënë Ibni Abbasit në kohën kur ende ishte fëmijë (ende s’i kishte mbushur dhjetë vjeç), thuhet: “Po t’i mësoj, o djalosh, disa fjalë: Ruaju Allahut, Ai do të të ruajë ty, ruhu nga Allahu, Ai do të të ofrojë ndihmë kur ke nevojë; kur të kërkosh ndihmë, kërkoje atë nga Allahu xh.sh., e nëse kërkon diçka, kërkoje atë nga Allahu! Dije se nëse të gjithë do të dëshironin që të ta bënin një gjë të keqe, nuk do të mund të ta bënin këtë nëse Allahu nuk ta ka caktuar atë; e nëse të gjithë do të dëshironin që të ta bënin ndonjë të mirë, nuk do të mund të ta bënin këtë, nëse Allahu nuk ta ka caktuar atë!”
El-Hansa ishte rehatuar me jetën e saj, sepse çdo gjë që ndodhte e shihte si caktim nga Allahu xh.sh. Nuk mërzitej më për vdekjen. I kujtohej se çfarë kishte bërë kur kishte vdekur i vëllai, Sahri, kur i kishte shqyer rrobat e veta dhe kishte jetuar në pikëllim me vite të tëra. I kishte premtuar Allahut, pasi ia kishte hapur zemrën Islamit, se do t’i dërgonte katër djemtë e vet për të luftuar në rrugë të Allahut dhe ta mbrojnë Islamin dhe shtëpitë e muslimanëve, ta përhapin fenë islame, në mënyrë që të zhduket politeizmi dhe injoranca. Ata ose do të fitojnë kundër armiqve, ose do të vdesin në rrugën e Allahut xh.sh. I përkrahte fëmijët e saj të hyjnë në ushtrinë e muslimanëve, nën udhëheqjen e Sa’d Ibn Ebi-Vekkasit, i cili shkonte në Irak me ushtrinë e vet për të luftuar kundër persianëve, të cilët atëherë ishin adhurues të zjarrit, dhe për të zhdukur besimin e tyre të kotë.
Fëmijët e El-Hansasë nxituan dhe iu bashkangjitën ushtrisë së pandalshme të muslimanëve. Ajo i përcolli duke i këshilluar që të jenë të durueshëm në luftë dhe duke ua përkujtuar shpërblimin e Allahut xh.sh. për durimtarët, duke u cituar: “O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgatitur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dënimit të Allahut.” (Ali Imran, 200)
Ua përmendte shpërblimin e Allahut xh.sh. për të durueshmit në botën tjetër, se Allahu ka premtuar se do t’ua kthejë atë shumëfish: “Kurrsesi të mos mendoni se kanë vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e Allahut. Përkudrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre.” (Ali Imran, 169)
Ua lexoi edhe një hadith të të Dërguarit a.s.:
“Në Ditën e Gjykimit dëshmori vjen me plagën e tij nga e cila del gjak me erë misku”, dhe shtoi: “Dëshmorit i falen të gjitha mëkatet e bëra…!”
Kështu ajo u ngjallte dëshirën që të merrnin pjesë në luftë e ta jepnin jetën në rrugën e Allahut xh.sh., si dhe ua tërhoqi vërejtjen për turpin e dezertimit. Prandaj u kujtoi Fjalët e Allahut xh.sh.:
“O ju që besuat! Kur të ndesheni me turmën e atyre që mohuan, mos ua ktheni shpinën. Kush ua kthen atyre shpinën në atë moment, veç atij që kthehet për të luftuar ose për t’iu bashkangjitur një grupi tjetër, ai ka tërhequr kundër vetes hidhërimin e Allahut dhe vendi i tij është xhehenemi. E ai është përfundim i keq!” (El-Enfal, 15,16)
Kështu u mësonte El-Hansa fëmijëve të vet fenë e vërtetë dhe të fortë, kështu që ata e dëshironin hyrjen në luftë siç dëshiron njeriu i etur të futet në ujë ditëve të nxehta të verës. Sa ishin të vegjël, ajo u kishte dhënë qumësht dashurie dhe butësie, e tani i ushqente me bindje të pastra islame. Nëse qumështi është ushqim për trupin, bindjet e pastra islame janë ushqim për shpirtin dhe mendjen. Fëmijët e saj ishin të dëgjueshëm, si në fëmijërinë e tyre ashtu edhe në rininë e tyre. Asnjëherë nuk e kishin pikëlluar. Ata veshën rrobat e tyre ushtarake dhe u nisën për në luftë.
BETEJA EL-KADISIJE
Udhëheqësi ushtarak, Sa’d Ibn Ebi Vekkasi, arriti së bashku me ushtrinë e vet në El-Kadisije, një vend i vogël në Irak. E rreshtoi ushtrinë e vet dhe me strategji të madhe e përgatiti atë për betejën me ushtrinë persiane.
Zhvillohej një luftë e madhe në mes të muslimanëve dhe ushtarëve persianë. Ajo zgjati disa ditë. Çdo ditë beteja ashpërsohej e me këtë rritej edhe numri i të vrarëve dhe i të plagosurve nga të dyja anët. Persianët shfrytëzonin një numër të madh elefantësh, të cilët depërtonin me lehtësi nëpër ushtrinë e muslimanëve, duke shkelur me shputat e tyre të mëdha dhe të rënda luftëtarët muslimanë. Në shpinat e tyre mbanin ushtarët persianë, të cilët i gjuanin muslimanët me shigj-eta dhe shtiza. Për muslimanët kjo ishte një betejë e rëndë, por nuk ikën, qëndruan mjaft mirë dhe iu kundërvunë persianëve dhe elefantëve të tyre me trupat dhe shpirtin e tyre të fortë. Filluan të bënin plane për t’iu kundërvënë armi-kut sa më mirë dhe për t’i eleminuar elefantët e tyre, të cilëve shigjetat dhe shpatat nuk mund t’u bënin asgjë. Sa herë që dikush u afrohej me shpa-të, elefantët me feçkat e tyre të gjata menjëherë e rrëzonin ose e shkelnin me këmbë. Në këtë mënyrë, u vra një numër i madh i trimave musli-manë që tentonin të depërtonin në drejtim të elefantëve, por pa sukses.
Ditën e dytë muslimanët menduan një plan. I veshën devetë me veshje të posaçme dhe kokat ua mbuluan me mburoja, kështu që dukeshin të trishtueshme me pamjen e tyre, të ecjen dhe kërcënimet e tyre. Elefantët u frikësuan dhe nuk sulmonin më. Tani kalorësit mund t’u afroheshin elefantëve dhe me shtizat e tyre të gjata i gjuanin në sy. Elefantët u trembën dhe filluan të ikin në drejtim të kundërt, kështu që filluan të shkelin ushtrinë e vet, e cila shkonte pas tyre. Vdiq një numër i madh i ushtarëve persianë, ndërsa elefan-tët vazhduan të vraponin gjer tek lumi i Eufratit, ku u mbytën së bashku me ushtarët që mbanin mbi shpinë.
Muslimanët e kishin paraparë katastrofën e armiqve të tyre, ndaj e shfrytëzuan këtë dhe i sulmuan nga të gjitha anët. Filloi lufta vendimtare, e cila zgjati një ditë e një natë. Dëgjoheshin goditjet e shpatave, hingëllimat e kuajve dhe tekbiret e luftëtarëve trima muslimanë.
Ditën e dytë persianët filluan të iknin me shpejtësin e erës dhe të largohen në të gjitha drejtimet, duke kërkuar shpëtim, pasi panë që komandantët e tyre ushtarakë ishin vrarë. U vranë me mijëra ushtarë persianë dhe lufta u ndërpre. Muslimanët ishin të lumtur që Allahu ua mundësoi fitoren. Filluan t’i kërkojnë të vdekurit e tyre dhe t’i varrosin ata, ndërsa të plagosurve t’ua lidhin plagët.
Kur i mblodhën të vdekurit nga fushëbeteja, morën vesh se në mesin e tyre ishin të katër djemtë e El-Hansasë. Kishin frikë t’ia komunik-onin asaj këtë lajm. Udhëheqësin ushtarak kjo e kishte goditur shumë dhe mendonte se sa lajm tronditës dhe i dhimbshëm do të jetë ky për El-Hansanë. Kishte frikë se ndoshta do të binte në depresion nga pikëllimi i papërshkrueshëm, siç i kishte ndodhur kur kishte humbur të vëllanë. Prandaj, ai ngurronte t’ia thoshte këtë lajm të pikëllueshëm.
U dërgua një grup muslimanësh që t’i tregonin asaj për këtë dhe t’i shprehnin ngushëllimet e tyre. Si i vërejti, ajo nxitoi në drejtim të tyre, pasi çdo ditë dilte për të marrë vesh diçka në lidhje me ushtrinë e muslimanëve. I ndali ata dhe i pyeti, e ata iu përgjigjën: “Djemtë tuaj, zonjë…”
Por i ndërpreu duke u thënë: “Nuk ju pyeta për djemtë e mi, por më tregoni për rezultatin e luftës!” U përgjegjën: “Fituam, dhe u kemi shkaktuar humbje të mëdha!”
U tha: “Falënderimi i takon Allahut, kjo është një dhuratë e Allahut xh.sh.!” Vazhdoi të pyeste: “Bijtë e mi a kanë luftuar me nder apo kanë qenë frikacakë?”
U përgjigjën: “Djemtë tuaj kanë qenë nga ushtarët tanë më trima. Kanë luftuar të patrembur para armikut. Tekbiret e tyre ishin më të zëshmet,
kështu që i trimëronin edhe të tjerët për luftë. Ne krenohemi me ta dhe me nënën që i ka lindur dhe i ka edukuar me dashuri ndaj Allahut dhe sakrifikimit në rrugën e Allahut. Ata janë nder-uar me dhënien e jetës në luftë për Allahun xh.sh.!”
Në këtë rast, El-Hansa tha fjalët e saj të njohura: “Falënderimi i takon Allahut, i Cili më ka nderuar me luftën e tyre dhe që janë bërë trima! Shpresoj që Allahu të më bashkojë me ta në xhenetet e gjera dhe së bashku me ta të shijojmë afërsinë dhe Mëshirën e Tij!”
Nuk i pikoi asnjë lot e as nuk u vesh më në të zeza, flokët nuk i shkuli, e as fytyrën nuk e grici. Tha fjalët e veta dhe ishte e kënaqur me caktimin e Allahut, krenare me atë që kishin bërë djemtë e saj në rrugë të Allahut xh.sh.
Kjo ishte El-Hansa, shembulli i gjallë për çdo nënë muslimane dhe shembull i mrekullueshëm për umetin tonë. I kishte edukuar fëmijët e vet me edukatë të drejtë dhe të vërtetë islame, e pastaj ia dhuroi ata umetit islam, që të luftojnë për të dhe ta mbrojnë atë; prandaj Allahu i kishte zgjedhur që të jenë në afërsi të Tij, të jenë ata që do ta shijojnë Mëshirën e Allahut xh.sh. dhe të jenë prej banorëve të xhenetit: “Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e Allahut. Përkundrazi ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre.” (Ali Imran, 169)
Ky është premtimi i drejtë dhe i vërtetë i Allahut xh.sh. dhënë luftëtarëve në rrugën e Tij. Sikur të mos luftonin trima të tillë, muslimanët nuk do ta kishin pasur fuqinë dhe famën që kishin, do t’i humbnin tokat e tyre dhe do t’ua merrte armiku.
Allahu e mëshiroftë El-Hansan dhe fëmijët e saj trima! Ata ishin shembujt më të mirë të sakrificës dhe nëna e tyre ishte edukatorja më e mirë e këtyre trimave. Prandaj ia vlen që muslima-nët ta quajnë “Nëna e Dëshmorëve.”
MËSIMET NGA TREGIMI
1. Islami i ndërron vetitë e këqija dhe ndërton virtyte fisnike te njerëzit.
2. Muslimani nuk është egoist dhe nuk mendon vetëm për vete, por muslimani mendon edhe për muslimanët e tjerë, për të mirën dhe zhvillimin e tyre.
3. Vdekja nuk është fundi për njeriun, por ekziston edhe jeta tjetër, xheneti dhe xhehenemi.
4. Muslimani nuk zhgënjehet, sepse e di se çdo gjë është me caktimin e Allahut, ndaj duhet të jetë i durueshëm dhe falënderues ndaj Allahut xh.sh.
5. Lufta në rrugën e Allahut, ka ndikim të madh në përhapjen e Islamit dhe duhet dashur në mënyrë që të fitohen shpërblimet e panumërta tek Allahu xh.sh.
6. Gjella është ushqim për trupin, besimi islam – akida është ushqim për shpirtin dhe mendjen.
7. Jobesimtarët sakrifikojnë që ta shkatërrojnë Islamin dhe muslimanët.
8. Muslimani nuk guxon të dorëzohet, por duhet të jetë i ditur dhe duhet të zbulojë çdo gjë që është në dobi të Islamit dhe përparimit të tij.
9. Muslimani duhet të jetë i kënaqur me caktimin e Allahut xh.sh. dhe të shpresojë në shpërblimin e Tij për çdo të ligë që e godet.
10. Islami nuk ka për të parë superior, vetëm nëse pjesëtarët e tij luftojnë për të dhe e ruajnë tokën dhe vatanin.