tregime-islame
Mësuesi i Vogël
Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!
MENDIMTARI QË MERITON TË RESPEKTOHET
Edhe pse i mitur, quhej “mësues i vogël.” Ashtu e thërrisnin shokët e tij në shkollë, të bindur në talentin dhe zgjuarsinë e tij. Emrin e ka Visar dhe është 12 vjeç. Ka arritur deri në klasën e gjashtë. Për disa muaj do ta përfundojë shkollën fillore.[1] Në pesë vitet e kaluara ishte nxënës i shkëlqyeshëm. Allahu xh.sh. i kishte dhuruar atij zell, logjikë dhe vendosmëri. Në klasë ishte i qetë dhe i tërhequr dhe përgjigjej gjithmonë me kujd-es dhe mençuri kur të tjerët nuk ishin në gjendje të jepnin përgjigje të drejtë. Prandaj, ishte i rëndësishëm dhe e meritonte respektin.
DJALI I TALENTUAR ËSHTË NJERI SI JU
Vërtet, ai ishte një nxënës i mrekullueshëm, jo vetëm në atë shkollë, por edhe në shkollat e tjera të lagjes. Vetëm se ai nuk donte të lavdëro-hej për aftësitë e veta para të tjerëve, por donte të ishte i thjeshtë dhe modest. Nuk dëshironte që ta ngrenin gjer në qiell. Por thoshte: “Mos u habitni me mua, ngase unë jam si ju dhe kam mendje me të cilën mendoj. Sikur edhe ju ta kishit përdorur mendjen tuaj si duhet nuk do të mahniteshit më me mua!”
Këto fjalë tregonin sesa i zellshëm dhe serioz ishte.
ALLAHU KUJDESEJ PËR TË
Visari nuk ishte as Pejgamber i dërguar prej Allahut xh.sh., se koha e të Dërguarve kishte kaluar që moti, e pas Muhammedit a.s. nuk ka më të Dërguar të tjerë, e as nuk ishte prej atyre me mrekullira dhe mu’xhize. Për të fliteshin gjëra të këndshme nëpër biseda të netëve të gjata, në ndejat e lagjeve. Njerëzit ishin të mahnitur me të dhe ai gjithnjë ishte në qendër të bisedave. Ishte shembull për nxënësit e tjerë në sjellje dhe mësim, sikur të ishte i udhëhequr nga kujdesi madhështor i Allahut xh.sh.
DHE NGA SHERRI I ZILIQARIT
Nëna e Visarit ia kishte ndaluar daljen nga shtëpia në mënyrë që ta ruajë nga sytë e ziliqarëve të pamëshirshëm. Askush, as nga vëllezërit e tij nuk ishte i ngjashëm me të për nga mençuria dhe sjellja. Babai i tij bile mendonte ta çregjistronte nga shkolla, nga frika se mund t’i ndodhte diçka. Kujdesi prindëror e ndiqte çdokund, ku shkonte ose ku qëndronte. Kishin frikë se dikush do ta grabiste a do t’i ndodhte ndonjë fatkeqësi. A do ta hanin sytë e këqinj të ziliqarëve?! Babai i tij donte ta njoftonte drejtorin e shkollës për brengën e tij. mirëpo nuk e bëri. Sikur diçka e ndalonte nga kjo.
MËSUESI E MBAN POROSINË
U bë mirë që babai i tij nuk veproi ashtu si kishte menduar, sepse në ditët e ardhshme Visari do të tregonte një urtësi të madhe në shkollë. Nga ajo ndodhi mund të nxirret mësim dhe këshi-llë.
Kur mësuesi i ri hyri në klasë, i shikoi nxënësit që të njoftohej me ta. Shikimi iu ndal në fytyrën e kthjelltë të Visarit, i cili me buzëqeshje dhe fjalë të këndshme i uroi mirëseardhjen në emër të të gjithëve: “Mirëseerdhët, zotëri! Me ju do
t’i ndajmë momentet këtë vit. Ju do të na udhë-hiqni dhe do të na ndriçoni rrugët e diturisë dhe do të na i përcillni porositë e diturisë me mund dhe sakrificë të madhe. Që tani iu falënderojmë për mundin tuaj të madh në të ardhmen.”
LARGOJUNI MENDIMEVE TË SËMURA
Mësuesi u ul në katedër dhe, për çudi, e filloi ligjeratën e tij të parë me shpjegimin e një filozofie të përzier. Sa më tepër që shpjegonte, aq më shumë bëhej e pakuptueshme. Për këtë nxënësit nuk kishin dëgjuar asgjë më parë. Edhe pse e përsëriste, në bazë të shikimeve të tyre, shihej se asgjë nuk kishin kuptuar.
“Shikoni fëmijë, sikur të ekzistonte Zoti, siç thonë të paditurit, a nuk do të mund ta shihnim atë? A thua, ai Zot nuk do të paraqitej para syve tanë?” Fëmijët u nemitën, mendjet e tyre të vogla ishin në dilemë!!! Nuk dinin ç’të bënin. Ta kundërshtonin mësuesin apo të mos flisnin asgjë? O Zot, mëshiro!”
MOSBESIMI ËSHTË I PADURUESHËM
Mësuesi nxori një laps nga xhepi dhe tha: “Të dashur fëmijë, a e shihni këtë laps?” Ata u përgjigjën: “Po!” Ai e fshehu në xhep dhe vazhdoi: “A po e shihni lapsin tani?” U përgjigjën: “Jo!” Atëherë tha: “Lapsi nuk ekziston, pasi nuk mund ta shihni! Gjithashtu, as Zoti nuk ekziston – për arsye se nuk e shihni! Me një fjalë; për çdo gjë që nuk e shohim, themi se nuk ekziston. A e kuptuat këtë?”
Fëmijët heshtën, sikur dikush t’i kishte goditur në kokë. Nuk mund të thonin asnjë fjalë, edhe pse nuk mund ta pranonin atë që u thoshte mës-uesi i tyre.
A TË DYSHOHET NË ALLAHUN?
Shikimet e tyre në atë situatë të pakëndshme u drejtuan nga Visari. Ai i shpëtonte sa herë që ballafaqoheshin me probleme.
Të gjithë e dinë se Allahu ekziston. Është diçka që zemrat e tyre e ndiejnë, në të cilën janë të sigurtë. Atë që ua tha mësuesi, askush gjer më tani nuk ua kishte thënë.
“Visar, nuk jemi mësuar ta kundërshtojmë mësuesin, edhe nëse gabon! Gjatë pesë vjetëve të kaluar e kemi konsideruar mësuesin të pagabueshëm. Ngrihu, është radha jote tani. Të gjithë
kanë nevojë për vendosmërinë tënde dhe na fal për heshjen tonë, situata është e vështirë!”
TË THUASH TË VËRTETËN ËSHTË TRIMËRI
Visari u mendua pak e pastaj iu përgjigj shikimeve të drejtuara nga ai. U ngrit dhe kërkoi leje që të thotë diçka: “Mësues i dashur, a më lejon që t’u shpjegoj shokëve të mi atë që thatë ju?”
Mësuesi u gëzua shumë dhe përsëriti: “Nuk ka Zot, se nuk e shohim, dhe këtë jua shpjegova me shembullin e lapsit!” Fjalët e veta i përfundoi duke menduar se ka bërë diçka të mirë. I dukej se çështja ishte shumë e thjeshtë, se ajo që ekziston, shihet.
NJERIU MUND TË GABOJË
Visari heshti pak e pastaj e pyeti mësuesin e vet: “A më lejoni mësuesi i nderuar që të bisedojmë për mendimin tuaj?”
Mësuesi iu përgjigj: “A ti do të diskutosh me mua?! O bir, gjërat janë shumë të qarta! A e ka parë dikush nga ju Zotin? Ose a po e sheh lapsin që fsheha pak më parë? Unë kam të drejtë. Ti a e ke parë Zotin?”
Visari iu përgjigj: “Ngadalë, mësues! Njeriu mund të gabojë, çdo njeri mund të gabojë!”
Mësuesi në mënyrë nënçmuese bërtiti: “A po më akuzon se kam gabuar?”
Visari në mënyrë të qetë u përgjigj: “Edhe unë jam nga ata që gabojnë. Njeriu gabon, qoftë edhe i rritur ose mësues, kjo nuk është turp!”
RESPEKTOJE MENDIMIN E TË TJERËVE
“Mësues i nderuar, ju lutem kuptojeni atë që ju kam thënë. Shembulli juaj me lapsin që fshe-hët është i gabuar. Lapsi tani gjendet në xhepin tuaj, ndaj nuk e shohim. Po ashtu, Allahu ekzis-ton, edhe pse Atë nuk e shohim. Ky është mendim i gabuar.” Mësuesi filloi të nënçmojë Visarin duke i thënë: “O bir, a mendon se Zoti ekziston kur nuk e ke parë? A je budalla? Tani ulu ta vazhdo-jmë mësimin!!! Ulu!” Mësuesi mendoi se çështja mori fund.
E VËRTETA MBI GJITHÇKA
Visari e luti mësuesin që ta vazhdojnë dialogun. Mësimi nuk ka kuptim nëse nxënësit nuk e kuptojnë atë. Tha: “A besoni ju mësues në çdo gjë që shihni?”
Mësuesi e lëkundi kokën dhe tha: “Po, kjo është e logjikshme dhe e vërtetë!” Visari tha: “A mund të na tregoni mendjen tuaj? Sigurisht se jeni të bindur se jeni i mençur dhe se keni mendje?”
Mësuesi heshti, ndërsa nxënësit qeshnin. Mend-ja e mësuesit nuk mund të shihej. Visari vazhdoi: “A mund të themi se nuk keni mend pasi ne nuk e shohim?”
Mësuesi u habit. Nuk e shpëtoi logjika e tij. Në fytyrën e nxënësve filloi të shiheshin shenjat e kënaqësisë.
ZOTIN E NJOHIM ME ANË TË KRIJESAVE TË TIJ
Visari vazhdoi: “Mësues i nderuar, a mund të na tregoni shpirtin tuaj, që të bindemi se ekzis-ton?”
Mësuesi shpërtheu nga hidhërimi dhe tha: “Nuk është e logjikshme!… Mendja dhe shpirti nuk mund të shihen, por i shohim shenjat e tyre… A je mendjelehtë?!” Buzëqeshja e mësuesit ishte e thartë. Visari iu përgjigj: “Shpirti… mendja … ajri… janë ndodhi që nuk mund t’i shohim, por shohim shenjat e tyre, me anë të të cilave përfundojmë se ato ekzsitojnë… Zoti gjithashtu!”
Në atë moment zërat pushuan dhe u dëgjua zëri i muezinit: “Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut!!!” Në këto momente të qetësisë mësuesi e lëkundi kokën dhe tha: “Dhe unë dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut!!!”
MËSIMET E TREGIMIT
1. Nxënësi i mençur dhe mendjemprehtë nuk duhet të mahnitet me veten e ta ulë vlerën e shokëve të vet, por duhet të thotë si Visari: “Mos qëndroni të habitur, unë jam si ju.”
2. Nxënësi duhet ta presë mësuesin ashtu siç i ka hije kur mësuesi hyn në klasë, siç bënte Visari.
3. Nuk mund të thuhet se çdo gjë që nuk mund ta shohim nuk ekziston. Ne i shohim shenjat e fuqisë magnetike, por atë nuk e shohim, edhe pse ajo ekziston, sepse i shohim shenjat e saj.
4. Allahun e njohim në bazë të shenjave të Tij, gjurmëve dhe krijesave të Tij, e sidomos kur shikojmë yjet dhe kozmosin. E tërë kjo na jep të kuptojmë se Ai është Krijuesi i Lartësuar.
5. Muslimani është i detyruar t’i drejtohet me urtësi, në mënyrë të bukur dhe me plot dituri atij që e dëgjon ose e sheh duke sharë shan Allahun ose fenë dhe duke i refuzuar ato.
6. Mësuesi nuk është i pagabueshëm dhe mund të gabojë dhe nxënësi duhet ta përmirësojë atë në mënyrë më të mirë, e sidomos kur mësuesi kërkon nga ai të bëjë atë që është në kundërshtim me Allahun xh.sh.
7. Muslimani duhet të jetë i durueshëm dhe i qëndrueshëm në udhëzimin e të tjerëve, si Visari, i cili e ndërpreu bisedën me mësue-sin e pastaj në mënyrë të qetë ia tregoi të vërtetën, edhe pse mësuesi e përqeshte.
8. Ai që kupton të vërtetën nuk duhet të tregojë mendjemadhësi, por duhet t’i kthehet së vërtetës, siç bëri mësuesi, dhe të pendohet tek Allahu xh.sh.
9. Shpirtin dhe mendjen nuk e shohim, edhe pse e besojmë ekzistimin e tyre, për arsye se i shohim gjurmët e tyre, e ato janë krijesa të Allahut. Atëherë, si mund të mos e besojmë Allahun, kur i shohim krijesat e Tij?
10. Ai që dëshiron ta pranojë Islamin, le të shqiptojë këto fjalë: “Eshhedu en la ilahe il-lallah ue eshhedu enne Muhammeden resulullah”, të ketë besim të fortë dhe të punojë sipas rregullave të Islamit, siç besoi mësuesi kur e vërteta iu bë e qartë.