tregime-islame
Rrushi i llastruar
Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!
Unë jam një kokërr rrushi. Kokrrat e tjera janë vëllezërit e mi. Kanë ardhur para meje në botë. Kalaveshi ynë përbëhet prej katër kokrrash. Ishin të vogla, pastaj u rritën dhe u poqën.
Isha vërtet i llastuar. Allahu e kishte caktuar që të isha kokrra e fundit, kështu që këtë ofiq e kam fituar kur kam zbukuruar renditjen tonë.
Jeta e fëmijës së llastuar është e stërmbushur me ndodhi. Këtë herë do t’iu rrëfej tre tregime.
VJEDHËSI I PJESHKAVE
Isha pesëvjeçar. Një ditë dola me biçikletën time, e cila nuk ishte në gjendje aq të mirë, për shkak të përdorimit të tepërt të saj. Nganjëherë e tërhiqja me vete e nganjëherë hipja mbi të, derisa arrita te një vend që quhet “Dera e kuqe”, jo edhe aq larg nga lagjja jonë. Ishte aty shitësi i bylmetit, Qerimi dhe zdrukthtar Naimi pranë çezmës. Shpeshherë bëja kinse po pija ujë në mënyrë që te lagia rrobat, gjë që më pëlqente shumë. Përpara çeshmës ishte dyqani i frutave i xhaxhi Jakupit, i cili qëndronte në mes të frutave duke bërtitur: “Të kuqe dhe të pjekura, të kuqe dhe të pjekura!”, e ndërkohë i rregullonte dhe i paloste pjeshkët nëpër arka. Ishte i kënaqur që po thërriste blerësit me zërin e tij të mirë.
Qëndroja pranë ujit, si zakonisht, ndërsa sytë e mi shikonin pjeshkët që ishin të renditura bukur. Këtu luhej loja e shejtanit: “heroi dhe hajduti” kur xhaxhi Jakupi nxori një arkë me pjeshkë para dyqanit. A do të ketë sukses kjo lojë? Gjer atëherë asnjëherë s’e kam provuar rol-in e hajdutit. E preka xhepin, ishte i zbrazur. Iu afrova me kujdes arkës, duke shfrytëzuar rastin kur shitësi ishte i zënë me një myshteri. Me shpe-jtësi dhe mjeshtëri të madhe e zgjata dorën, kështu që pjeshka e madhe u gjet në xhepin tim. Me shpejtësi të vetëtimës u ndala me biçikletë para shtëpisë sime. Para se të trokisja në derë, e nxora pjeshkën dhe e kafshova me lezet. Por, gjurmët e vjedhjes më kishin mbetur në buzë. Kur nëna e hapi derën, i pa këto gjurmë, duke përfsh-irë me një shikim xhepin tim dhe duart e mia. Kur më pyeti: “Çfarë po ha?” e kuptova se isha zbuluar.
Nuk isha mësuar ta gënjeja nënën. Ajo më kishte mësuar të isha i sinqertë, edhe pse më kishte llastuar. U përgjigja i hutuar: - Kam një pjeshkë.
- Ku e more?
- E kam vjedhur nga dyqani i xhaxhi Jakupit.
U hidhërua, por nuk më kërcënoi. Shumë shpejt erdhi në vete, më kapi për dore dhe më dërgoi në dyqan. Kërkoi gjysmë kilogrami pjeshka, e pagoi dhe mori një qese të vogël me fruta. Nga qesja nxori një pjeshkë të pjekur e të kuqe dhe e ktheu në arkë, e xhaxhi Jakupi këtë as nuk e vërejti. U çudita pse e bëri këtë, kur ne e kishim paguar atë pjeshkë!!!
U kthyem në shtëpi. Para se të filloja që t’i haja pjeshkët, nëna ime e ndershme dhe e devotshme filloi të më rrahë, aq dhimbshëm, saqë shpejt e harrova kënaqësinë e pjeshkës së parë.
Kjo për mua ishte mësimi i parë dhe i fundit për ndershmërinë. Pas kësaj nuk kisha më nevojë për kurrfarë këshille që do të më mësonte nderin.
Nëse xhaxhi Jakupi nuk më ka parë duke e vjedhur pjeshkën, Allahu, i Cili na i ka dhuruar këto pjeshka të shijshme, sheh çdo gjë që punoj-më.
DETYRIMI I HARRUAR
Në fund të javës, kur u ktheva nga shkolla (e enjte, 29 Prill, 1985), erdhi koha për të shkruar detyrat e shtëpisë. Kur e kreva detyrën, u çlirova dhe hyra në ëndrra të bukura, të bukura si fëmij-ëria, se nesër, të premten, do të shkoja me nënën në parkun “Burimi i gjelbër” dhe se si do të udhëtoja me tren nëpër sheshin “Hasan Prisht-ina.” Kënaqesha duke menduar për këtë.
Ëndrrat e mia realizoheshin. Shëtitja kishte kaluar me gëzim dhe hare dhe u ktheva i gëzuar dhe i kënaqur.
Erdha në shtëpi i lodhur, pasi luajti shumë pranë burimit. Duke prekur nëpër shtrat kërkoja çantën, që të bindesha se detyra është në vend. Mirëpo, për shkak të lodhjes së madhe, më kaploi një gjumë i thellë. Më duhej të flija, në mënyrë që të pushoja. Fjeta deri vonë. Nëna provoi disa herë të më zgjojë. U zgjova pas orës shtatë e gjysmë dhe i kërkova falje nënës. Thashë lutjet e mëngjesit, të cilat më kishin kaluar duke fjetur. E mora me të shpejtë çantën dhe një riskë buke të lyer me gjalpë dhe nxitova për në shkollë. Duke e falënderuar Allahun xh.sh. arrita në kohë, para ziles, në shkollë (e cila gjendej në lagjen Sara-nda). Nuk e ndiva mundin, sepse e doja shkollën. Aty mësojmë dhe edukohemi. Shkolla ime dallo-hej për nxënës të shkëlqyer dhe të edukuar, siç
jam edhe unë, i falënderuar qoftë Allahu xh.sh.
Në shkollë filluam me “Bismil-lah!” Mësues Osmani kërkoi që të nxjerrim fletoret, që të na i shikojë detyrat e shtëpisë. Kur e futa dorën në çantë, fletoren nuk e kisha!!! Ndoshta kishte mbetur për të fjetur në shtratin tim?! A do të më besojë mësuesi? Asnjëherë në shtatë muajt e kaluar nuk kishte ndodhur të mos i bëja detyrat e shtëpisë!
Erdhi radha ime e mësuesi më pyeti: “Ku i ke detyrat?”
Një lot i madh më pikoi nëpër faqe. Nuk isha mësuar të arsyetohesha për një gjë të këtillë. Mirëpo, si ta argumentoj se nuk jam fajtor? Shkova në vendin e dënimit, por mësuesi nuk na dënonte menjëherë. Pata fat. Dikush trokiti në derë. Erdhi shpëtimi!!! Një grua mbante një fletore dhe pyeti: “A e keni në klasë një fëmijë të vogël bjond i cili e ka harruar fletoren? Ju lutem, faleni atë! Ja, këtu është fletorja dhe jepjani këtë qese të vogël.” I buzëqesha nënës dhe e falënderova me shikim për kudesin e saj. E hapa qesen dhe në të ishin 99 kokrra rrushi… Pse nuk ishin njëqind? Nëna ime nuk harron, por donte të më japte një mësim që të mos harroja më.
Të falminderit nënë edhe një herë! Fëmija yt i llastuar e mori edhe një mësim për nderin dhe sinqeritetin në tregimin e parë, e ardhja jote tani
ma dha edhe një mësim tjetër: që të mos e lë kryerjen e punëve të mia dhe që të mos harroj.
SHIKIMI I FUNDIT
Më kishin këshilluar që ta lus Allahun xh.sh. që t’a shpëtojë nënën time, sëmundja e së cilës ishte gjithnjë e më e rëndë. E mbarova klasën e gjashtë dhe kalova në klasën e shtatë. Mirëpo, këtë herë nëna ime nuk më përcolli. Shëndeti i saj është keqësuar shumë. Kam frikë se do të më lëshojë dhe do të kalojë në botën e qetësisë dhe rehatisë, pa sëmundje dhe dhembje.
E kanë sulmuar katër sëmundje menjëherë… Një mjek hynte, tjetri dilte dhe secili nga ata kërkonte që t’i blehej ilaç i ri dhe t’i kushtohej më tepër kujdes dhe t’i ndalojmë vizitat.
Por, ç’është më e keqja, vizitorët kishin vërshuar për ta parë. Secili propozonte të kërkonim ndonjë mjek qe vështirë për t’u kapur, ose ndo-një ilaç që truri nuk mund ta pranojë. E si do të mund ta pranonte barku i nënës sime? Ajo ishte shumë e dobët nga dhembjet e mëdha të cilat i duronte pa u ankuar dhe assesi nuk thoshte tjetër gjë vetëm se: “Falënderimi i takon Allahut xh.sh.!” Të gjitha mund t’i mendoja, përveç vdekjes dhe ndarjes prej saj. Nuk mund ta paramendoja veten duke qarë kur ajo të vdesë! Jo, jo nuk do të vdiste… nuk do të qaj! Ajo do të shërohet. Askush nga kushërinjtë tanë nuk ka vdekur para pleqërisë së thellë.
Nëna ime ishte në dhjetëvjetëshin e katërt të jetës. Rreth saj gjendëshin po aq vjet ilaçe bimore të ndryshme dhe të papërdorura. Shkova të flej në dhomën e vëllait tim më të madh. Sikur të më kishte zgjuar ndonjë melek, pa ndonjë marrëveshje, u zgjova para namazit të sabahut. Mbeta në shtrat, duke mos i ndërprerë lutjet për nënë time: “O Zot, largoji këto sëmundje nga nëna ime! Ajo është drita e jetës sime! Le ta ndriçojë ende shtëpinë tonë. Ajo është e tillë në punë dhe shpirt…”
Allahu iu përgjigj fillimit të lutjeve të mia… mirëpo në mënyrën që nuk e kisha menduar. Kur tha muezini: “Esh-shhedu en la ilahe il-lallah,” nëna e përsëriste atë. Kur përfundoi muezini, përfundoi edhe jeta e nënës sime!
Gjyshja ime trokiti në derë duke thënë: “Allahu e mori amanetin e vet dhe nëna jote u shërua, fëmija im i dashur. Nuk ka më nevojë për mjekë, ilaçe dhe vizita!”
E madhërova dhe e falënderova Allahun xh.sh. Shkova ta shoh dhe ta uroj nënën e shëruar. Nuk mund t’i mbaja lotët. Kërkuan nga unë që të përshëndetem me të. E shikova fytyrën e saj të qetë dhe të butë dhe kuptova atë që vëllezërit e mi nuk e kuptonin… porosinë e buzëqeshjes së saj, edhe pse ishte e vdekur. “Buzëqeshi bir jetës dhe bëhu i durueshëm në dhembjet e saj.”
Nëse nëna më ka shkuar dhe më ka vdekur, Allahu jeton përgjithmonë dhe është me besimtarët e drejtë: “Allahu vërtet është me durimtarët.” (El-Bekare, 53)
Atëherë kuptova se Allahu e kishte pranuar pjesën e parë të lutjes sime. Djali i llastuar do të jetë dritë në vend të nënës së vet, dritë që do t’ua tregojë rrugën e vërtetë vëllezërve të vet. Mësimi i saj i tretë do t’i mbetet në kujtesë për një kohë të gjatë.
Allahu të mëshiroftë, oj nëna ime! I llastuari yt i vogël bjond po qan për ty. Cila dorë e butë do t’ia lëmojë flokët? Dhe cili zë i ëmbël do t’ia përkujtojë mësimin e tretë kur ta harrojë të tërin ose një pjesë të saj? I llatruari yt, oj nënë, ishte shkak që të tjerët të të sulmojnë duke thënë se po më llaston së tepërmi!
Mirëpo sot vogëlushi yt i vogël u bë i madh, e edhe pena e tij u bë e madhe. Me të po u shkruan fëmijëve për atë që ka përjetuar gjatë periudhës së zhvillimit dhe pjekurisë. Ka mbetur besnik dhe mirënjohës. Buzëqeshja nuk i largohet nga buzët, përkundër syve të ziliqarëve dhe të këqijave të përçarësve të cilët nxisin përçarje.
Allahu të mëshiroftë, oj nëna e të voglit dhe e të madhit!
MËSIMET E TREGIMIT
1. Muslimani nuk i gënjen njerëzit, e sidomos nuk gënjen prindërit e tij; kokrra e rrushit nuk e gënjeu nënën e vet, edhe pse kishte gabuar.
2. Muslimani duhet t’ua kthejë të tjerëve të drejtat e tyre, nëse i ka marrë prej tyre pa njohurinë e tyre.
3. Prindërit duhet t’i dënojnë fëmijët nëse vjedhin, qoftë edhe sende të vogla, në mënyrë që vjedhja të mos u bëhet shprehi.
4. Allahu xh.sh. na sheh, qofshim të vegjël a të mëdhenj, ndaj duhet të frikësohemi nga Ai dhe gjithnjë duhet ta ndiejmë përcjell-jen e Tij, siç e ndiente kokrra e rrushit, i cili u pendua kur vodhi pjeshkën.
5. Fëmija musliman i fal namazet në mënyrë të rregulltë, e nëse ndonjë prej namazeve i kalon, do ta falë atë kur të zgjohet ose kur të mundet, siç bëri kokrra e rrushit kur e zuri gjumi në kohën e namazit të sabahut.
6. Fëmijët duhet t’i luten Allahut xh.sh. për prindërit e vet, qofshin ata të gjallë a të vdekur, e kokrra e rrushit lutej tek Allahu xh.sh. për nënën e vet të sëmurë, madje edhe pas vdekjes së saj.
7. Muslimani duhet t’i durojë fatkeqësitë që e godasin, siç bëri kokrra e rrushit kur përjetoi vdekjen e nënës së vet, edhe pse ishte i vogël.
Fëmija jetim duhet t’i kryejë këshillat dhe dëshirat e prindërve të vet, edhe pas vdekjes së tyre.